RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Kuba triumfuese me më së shumti medalje të fituara në Kampionatin Botëror në Katar

2 min read

DOHA 2Doha, Katar, 15 tetor 2015 – Ka përfunduar Kampionati Botëror i 18-ti me radhë i mbajtur në Doha të Katarit. Ky kampionat veçohet si njëri ndër më interesantit për disa arsye, sepse AIBA qysh para një viti kishte bërë rregullën që boksierët duhet të fitojnë normën olimpike dhe të tjerët nepërmjet Kampionatave të Kontinenteve të fitonin të drejtën e pjesëmarrjes. Dhe shumë shtete dështuan ku me pak përfaqësues udhëtuan në Katar.

Ky kampionat ka fitues dhe dështues, ky Kuba arriti të fitoj më së shumti medalje botërore, 4 të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronzt. Ndërsa dështuan plotësisht boksierët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila me katër boksier pjesëmarrës, asnjëri nuk arriti as deri në çerekfinale. Poashtu Gjermanët me tre boksier ishin në këtë kampionat vetëm si vizitorë, as hija e dikurshme e njërës ndër kombëtarëve më të mira botërore. 

E dyta pasoi Rusia me medalje të fituara, 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronzt. Azerbejxhani doli të jetë e treta me 1 të artë, 1 të argjendtë dhe 2 të bronzta. Irlanda tregoi sërish forcën e saj në boks me 1 të artë, 1 të argjendtë dhe 1 të bronzt. Franca fitoi medaljen më të vlefshme, atë të artë në kategorinë super të rënd. Uzbekistani ishte befasia e këtij kampionati. Uzbekët fituan 3 medalje të argjendta dhe 3 të bronzta. Kazakistani, Ukraina dhe Britania e Madhe nën nivelin e tyre. Kazakistani fitoi 2 medalje të argjendta, Ukraina 2 të bronzta dhe Britania e Madhe vetëm 1 të bronzt.

Një gjë ishte interesante në këtë kampionat botëror, që nuk kishte ndodhur më parë në ndonjë Kampionat Botëror. Gjatë mbarëvajtjes së Kampionatin Botëror e vizituan emrat më të mëdhenj të boksit botëror profesionist si Manny Pacquiao, Amir Khan dhe vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko

 Rank Nation Gold Silver Bronze Total
1  Cuba 4 2 1 7
2  Russia 2 1 1 4
3  Azerbaijan 1 1 2 4
4  Ireland 1 1 1 3
5  France 1 0 0 1
5  Morocco 1 0 0 1
7  Uzbekistan 0 3 3 6
8  Kazakhstan 0 2 0 2
9  China 0 0 2 2
9  Ukraine 0 0 2 2
11  Algeria 0 0 1 1
11  Belarus 0 0 1 1
11  Brazil 0 0 1 1
11  Egypt 0 0 1 1
11  Philippines 0 0 1 1
11  India 0 0 1 1
11  United Kingdom 0 0 1 1
11  Thailand 0 0 1 1
TOTAL 10 10 20 40

Kosova Boxing
15 tetor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.