RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Krzysztof WLODARCZYK shënon fitore të madhe ndaj Rakhim CHAKHKIEV

1 min read

Wlodarczyk nakauton Chakhkievin 

Wlodarczyk  vs. Chakhkiev

Moskë, Rusi, 21 Qershor 2013 – Kampioni në fuqi në kategorinë kruzer, polaku Krzysztof Wlodarczyk ka shënuar fitore ndaj çeçenit Rakhim Chakhkiev me nakaut në raundin e tetë. Me këtë fitore Wlodarczyk ka mbrojtur titullin WBC për herë të pestë.

Chakhkiev filloi ashpër duelin ku nga raundi i parë kërkoi nakautin. Ai në raundin e tretë e hedhi në gjunjë polakun Wlodarczyk, por ky u zgjua dhe vazhdoi. Deri në raundin e pestë Chakhkiev shpenzoi të gjithë energjinë dhe forcën, por Wlodarczyk me menquri balancoi të gjitha për t`iu kthyer në vazhdim. Në raundin e gjashtë për herë të parë Wlodarczyk e hedhi në dysheme rusin nga Çeçenia, Chakhkiev, ku ai u gjetë në vështirësi edhe më të madhe në raundin e shtatë, ndërsa në raundin e tetë Chakhkiev e lëshoi plotësisht forca. Në këtë raund Wlodarczyk rëzoi dy herë Chakhkievin, ku mbeti në dysheme duke mos pasur forcë të zgjohet. Dehidrimi e bëri të vetën ndëra Wlodarczyk vazhdon të mbetet kampion i botës me plotë meritë.

Wlodarczyk ka rritur rekordin e tij me 48 fitore (34 KO), dy humbje dhe një barazimi. Ndërsa për nënkampionin botëror dhe fituesin e medaljes së artë olimpike në amatorizëm, Chakhkiev, ishte humbja e parë në karrierë në duelin e tij të 17-të. Chakhkiev tani ka rekord prej 16 fitore (12 KO) dhe një humbje tani.

Artan Vërbica
22 Qershor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.