RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kryeministri Berisha pret boksierin tonë Nuri Seferi

2 min read

Nuri seferi dhe Sali BerishaTiranë, 16 Janar 2013 – Kampioni i ynë evropian në versionin WBO, Nuri Seferi është pritur nga kryeministri i gjithë shqiptarëve Sali Berisha. Njëherit Berisha ka ndarë një dhuratë për boksierin tonë.
Të dashur miq! Për mua takimi me boksierin e madh shqiptar Nuri Seferi, kampion disa herë në peshën e tij në Evropë, ishte i veçantë dhe mbreselenës. Ai ishte i hapur dhe shumë njerezor në bisedë, ndonëse kundërshtarët e quajnë “Nuriu i tmerrshem”.

“Unë e quajta Nuri fitimtari dhe nuk mund t`a quaja ndryshe. Në 33 meçe ndërkombetare që ka zhvilluar si boksier i Federates Shqiptare te Boksit ka fituar 27 dhe ka humbur 6 nga to. 20 herë kundërshtari doli nga ringu me nokaut, ndërsa vetë ka rënë vetëm një herë. Nuriu kishte vetëm dy deshira: Pasaportën shqiptare me shqiponjë që i mungonte, të cilen donte ta vendoste edhe në ring, aty afër flamurit kombëtar dhe e dyta të zhvillonte një ndeshje për titull kampion i botës në Shqipëri. Ne rame dakort për të dyja. Le t’i urojmë së bashku “Nuriut Fitimtar” fitore të tjera të mëdha” deklaroi kryeministri Berisha.

“Kisha nderin që të takohem me Kryeministrin e te gjithë shqiptarëve  z.Sali Berisha. Me plotë bindje ju them që shumë shpejtë Shqiptarëve do t`ju sjell titullin e botes në WBO . Jam në një rrugë shumë të gjatë dhe të veshtirë, por besoj se do ti hek të gjitha barrierat që ky titull të jetë në dorën time” theksoi Nuri Seferi pas takimit me kryeministrin Berisha për të gjitha mediat shqiptare.

Kosovaboxing.org
16 Janar 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.