RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Kristian Demaj fitues i “Gongut të Artë”

2 min read

Naser Shala u dekorua me titullin boksieri më luftarak i turneut

Përgatiti dhe Foto:
Hajrush Mani 

Kristian Demaj dhe Naser ShalaKa përfunduar të shtunën turneu ndërkombëtar i boksit në Maqedoni “Gongu i Artë”, i cili ishte i 44-ti me radhë, e kur për herë të parë e fiton një boksier nga Shqipëria.

Ishte Kristian Demaj, i cili triumfoi në kategorinë deri 91kg, pasi që tri herë me radhe e dërgoi në nokdaun boksierin nga Maqedonia, Illço Jonoski.

Boksieri nga Anglia, Xhoshua Buatsi ishte favoriti i dytë për të fituar këtë turne prestigjioz, duke e nokautuar bokserin nga Maqedonia Dimitar Tashkovin, ndërsa juria profesionale e shpërbleu atë me edhe me titullin tekniku më i mirë.

Boksieri i vetëm shqiptarë nga Shkupi ishte Idriz Bilsimi, i cili në kategorinë deri 52kg, në finale u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga bullgari Timko Banabakov.

Violant Sulejmani nga Kosova në kategorinë deri më 60kg, në finale ka pësuar disfatë nga Elion Dimitrov nga Bullgaria. Naser Shala në finale u takohua me boksierin nga Shqipëria Arnold Kuçari, e që fitues u shpall Shala i cili edhe u dekorua me titullin boksieri më luftarak i turneut.

Në finale Albi Sora nga Shqipëria triumfoi ndaj maqedonasit Sasho Leskarski, ndërsa Alban Beqiri nga Shqipëria ishte më i mirë se bullgari Nikollaj Xhardanov.

Nga boksierët kosovar, vetëm Armend Xhoxhaj dje kishte pësuar humbjen në gjysmëfinale.

Në meçet finale gjithashtu kanë fituar edhe Dimitrov dhe Stefanov nga Bullgaria, pastaj malazezi Sabotiq, boksieri boshnjak Kuquk, si dhe anglezi Esuman. Boksieri i vetëm nga Maqedonia që shënoi fitore ishte Amet Eminoviq, i cili e mundi rumunin Mihai në kategorinë deri në 60kg.

Të përkujtojmë se dy vite me radhë fitues i “Gongut të Artë”, ishte strugani Fatlum Zhuta, i cili tani më është boksier profesionist, që karrierën e tij e ka vazhduar në SHBA.

Agjencioni Kosova Boxing e falenderon bashkpuntorin tonë Hajrush Mani për fotogarfi dhe raportin e mrekullueshëm duke e sjellur për gjithë dashamirët dhe lexuesit e boksit tanë.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.