RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kristian Demaj boksieri më i mirë i turneut “100 vjet pavarësi”

3 min read

Përgatiti : Artan Muhaxhiri

Për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Shoqata e Sportistëve Profesionistë të Kosovës, në krye me Aziz Salihun dhe me përkrahjen e ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula, ka organizuar turneun “100 vjet pavarësi”. Boksierë nga Shqipëria, Kosova, Sllovenia, Maqedonia dhe Serbia e kanë nderuar këtë aktivitet të mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Kosovës dhe donator tjerë. Në hapje të këtij turneu, të pranishmëve u janë drejtuar dy nismëtarët për këtë manifestim, Aziz Salihu dhe Prof. Dr. Gazmend Pula.

Programi i dueleve është hapur me luftën e kategorisë 64 kg, mes Rahim Sinanit nga Kosova dhe boshnjakut nga Sanxhaku, Sherif Gurdalec. Sinani u mposht nga mysafiri nga Novi Pazari. Në duelin tjetër të kategorisë 64 kg, Bekim Demaku demostroi një luftë të bukur në përballje me maqedonin e papërshtatshëm Sasho Leskaroski. Demaku u shpall fitues pas dominimit në dy raundet e fundit. Fitore në këtë turne shënoi edhe anëtari i përfaqësueses së Shqipërisë, Kristian Shytani. ku gjunjëzoi  bullgarin Milan Zlatev. Anëtari i klubit të boksit Prishtina Fatlum Kastrati u mposht nga Maqedoni Bojan Risteski. Reprezentuesi i Shqipërisë, Asmer Bilalli ishte më i mirë se sa bullgari Vladimir Georgiev në duelin e kategorisë 69 kg. Edhe Kristian Demaj, u shfaq bindës në duelin e tij me bullgarin Svetoslav Ristov, të cilin e fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. Një prej luftërave më interesante, që zgjoi kërshërine e publikut, ishte ajo mes Alban Bermetës nga Shqipëria dhe boksierit nga Sanxhaku, Haris Collakoviq. Bermeta për një nuansë ishte më i mirë, duke tirumfuar në këtë përballje, ku Colakoviqit dy herë iu dha vërejtje publike. Spektakël në ring solli edhe Fatlum Zhuta. Boksieri shqiptar nga Maqedonia mposhti sllovenin perspektiv Aleas Venko me vendim unanim të gjyqtarëve. Dueli më interesant i mbrëmjes ishte përballja e Aleksandër Ramës nga Shqipëria me Bujar Sejdiun nga Kosova. Përkundër dominimit të hershëm të Ramës, në raundin e parë, Sejdiu u kthy në gjysmën e fundit të raundit të dytë dhe në të tretin. Rivaliteti dhe lufta e barabartë, bënë që gjyqëtarët të vendosin që ky mec të përfundojë pa fitues. Boksieri me prejardhje nga Prizreni, i cili mbron ngjyrat e Sllovenisë, Labinot Xhoxhaj në një duel rivalizues doli më i mirë sesa boksieri nga Shqipëria Fation Sorra. Kjo luftë e cila ishte e vlefshme për kategorinë mbi 91 kg, solli rivalitet të madh në ring, duke e lënë deri në fund të pazgjidhur enigmën e fituesit. Lufta e fundit në programin e këtij turneu ishte ajo mes Nelson Hysës nga Shqipëria dhe Julian Jankovit nga Bullgaria. Hysa triumfoi me ndërprerje në raundin e dytë, pasi kundërshtari i tij Jankov nuk arriti ta vazhdonte mecin.

Në fund organizatorët shpallën më të mirët.

Epiteti I boksierëve perspektivë i takoi sllovenit Aleas Venko dhe serbit Hasi Collakovic.

Çifti më luftarak u shpall Aleksandër Rama – Bujar Sejdiu.

Epiteti i teknikut më të mirë iu dha anëtarit të përfaqësueses së Maqedonisë, Fatlum Zhuta.

Boksieri më I mirë u shpall Kristian Demaj nga Shqipëria.


1 thought on “Kristian Demaj boksieri më i mirë i turneut “100 vjet pavarësi”

  1. urime dema e ki meritu ke bo boks tmir urime fitoren ty dhe te gjith te tjerve urime edhe azis saliut per organizimin ka qen fantastike urime te gjithve edhe njer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.