RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Kreu i FboxK-së Ramadan Selimi takon krerët e “Swiss Boxing”

2 min read

Në saje të ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës që u zhvillua në fundjavë në Gebenstorf në Zvicër, kreu i Federatës së boksit të Kosovës, Ramadan Selimi ka takuar përfaqësuesin e Federatës së boksit të Zvicrës, Jack Schmidli, i cili ishte mbikëqyrës në këtë ngjarje sportive. Pozita e Jack Schmidli në “Swiss Boxing” është komisioner teknik i Federatës së Zvicrës. Në këtë takim u bisedua për boksin e Kosovës dhe problemet që Kosova po ka në integrimin në boksin evropian dhe atë botëror. Ky takim ishte caktuar qysh para dy muajve dhe së bashku me Schmidli ishte paraparë të jetë edhe kryetari i “Swiss Boxing” Andreas Anderegg, por ky i fundit nuk kishte prezent për shkak të pjesëmarrjes së tij në kampionatin botëror që po mbahet në Baku në Azerbejxhan. Nga ky takim ndërmjet Selimit dhe Schmidli, boksi kosovar mori premtime se Kosova në të ardhmen do të ketë mbështetje nga Federata e Zvicrës. Selimi mori premtimin se në kongresin e radhës që do të mbahet në fund të vitit nga AIBA, aty do të përmendet problemi i Kosovës dhe do të kërkohet pranimi i boksit të Kosovës në familjen evropiane EUBC dhe atë botërore AIBA. Schmidli theksoi se do të mundohet që të fut në votim Kosovën për votim, e aty votën do të ketë nga Zvicra, por do të lobon që edhe disa shtete tjera botërore të votojnë për pranimin e Kosovës. Pas kësaj u zhvillua ndeshja Kosovë dhe Zvicër ku u ndan para ndeshjeve edhe disa dhurata modeste nga të dyja palët. Prezent në takim me kryeatarin e FboxK-së, në Zvicër ishte edhe analisti i boksit Artan Vërbica, i cili po e ndihmon mjaft shumë boksin kosovar dhe gazetari i RTK-së Artan Muhaxhiri.

Kosovaboxing.org
3 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.