RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Kreshnik Rrustemi fiton ndaj Tomas Hron

2 min read

Amsterdam Arena, Holandë, 29 Maj 2010 – Kreshnik Rrustemi ka shënuar fitore ndaj Thomas Hron me vendim unanim të gjyqëtarëve. Rrustemi gjatë gjithë duelit ishte më i mirë dhe agresiv ku e mposhti falë goditjeve të pandalshme. Hron gjatë gjithë kohës u gjet në vështërsi për çka dy here ishte në “Knock-Down”. Ende nuk kemi ndonjë informatë nga ekipi i Rrustemit “It`s Show Time” se a do të ketë kick-boxieri ynë ndonjë luftë eliminatore për finalen e garës top-16 që mbahet çdo vit në fund të vitit në Japoni. Ekipi “It`s Show Time” ka konfirmuar vetem për yllin Badr Hari që do të jetë pjesmarrës i drejtpërdrejt ndërsa të tjerët duhet gjetur ndonjë rrugë tjetër apo luftë kualifikuese. Dueli Rrustemi dhe Hron ishte parameç i Badr Harit dhe Hesdy Gerkes.

Badr Hari është diskualifikuar në luftë me Hesdy Gerkes. Hari i cili u gjend në vështërsi pasi egjiptiani i dha rrezistencë të hatashëm, në një moment e humbi kontrollin ku pasi rëshqiti Geskes, Hari e goditi për toke, çka më pastaj u diskualifikua. Kjo nuk është hera e parë që ai bën kësi skandale, pasi me këso veprimesh josportive edhe ka arritur nam më të madh botërorë, mirpo deri më tani nuk ka arritur akoma të fiton Grand Slam-in në Japoni.

Edhe një tjetër duel ishte interesant mes turkut Gokhan Sakit dhe holandezit Malvin Manhoef. Lufta ishte e forte që nga fillimi i raundit të parë ku Saki ishte në një presion nga Manhoef por diti që në raundin e dytë me një “High-kick” ti jap knock-down. Ky ishte edhe moment i ndeshjes ku Manhoef nuk mundi të stabilizohet më, ndërsa Saki nuk u ndal ku edhe dy herë më pastaj e qiti në dysheme holandezin deri sa gjyqëtari se ndali luftën.

Kosovaboxing.org
29 Maj 2010

2 thoughts on “Kreshnik Rrustemi fiton ndaj Tomas Hron

  1. nxjerni be vlla ndeshjet e Kreshnikut ne youtube le ta njihet nga populli se kush eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.