RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kreshnik Rrustemi fiton me KO 1 kundër Erroll Parris

1 min read

Kreshnik Rrustemi ka shënuar fitore me “Knock Out” në raund të parë kundër Erroll Parris. Kjo është fitorja e parë e kick-boxierit tonë këtë vit. Ai tregoi luftë të vrullshme që nga fillimi duke përfunduar duelin që në fillim.  Që nga fillimi Rrustemi filloi furishëm duke i dhënë disa goditja të njëpasnjëshme. Në minutën 1.50 të raundit të parë Rrustemi me një godtije të fortë e plandosi duke i dhënë fund takimit. Kjo fitore i jep një “Ratting”më të madh në vazhdim të karrierës. Rrustemi konsiderohet perspektiva më e madhe e kick-boxit shqiptar.

Fitorja ndaj holandezit Parris, konsiderohet mjaft e madhe nga klubi i tij, Show Time. Kundërshtari i tij, Erroll Parris ka qenë kampion i K-1 Grand Prix të Holandës në vitin 2002. Ai në gjysëmfinale të asaj kohe e pat mposhtur legjendën e K-1, kampionin botërorë Remy Bonjasky me KO.

Duelin e ardhshëm, Rrustemi do ta ketë me 29 Maj në Amsterdam Arena kundër çekut Thomas Hron. Dueli do të jetë parameç i Badr Hari dhe Hesdy Gerges. Ndërsa në muajin Gusht, ende nuk është përcaktuar data e saktë, do të takohet me kick-boxierin e njohur polak, Paul Slownski.

Artan Vërbica
12 Prill 2010

1 thought on “Kreshnik Rrustemi fiton me KO 1 kundër Erroll Parris

  1. ME TE TILLE DJEM KEMI NDER TE KRENOHEMI NE TE GJITHE BOTEN ,JU UROJ SUKSESE DHE TE KENE SHENDET BASHKE ME FAMILJET E TYRE KUDO QE NDIDHEN.ATA JANE KRENARIA JONE DHE NDER PER MBAR KOMBIN SHQIPETAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.