RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Kreshnik Qato sfidon titullin “Southern Area Title” me 15 Maj

2 min read

Kreshnik “The Eagle” Qato do të ketë meçin e radhës me 15 Maj në Londër. Ky do të jetë meçi i dytë i tij këtë vit. Ai u paraqit në mënyrë dinjetoze në muajin Shkurt duke mposhtur Stefan Hughes me vetëdorëzim pas raundit të dytë. Ky ishte edhe parameç i tij për meçet e radhës, ku Qato kërkon sfida të reja dhe tituj tjerë ndërkombëtar. Meçi i radhës do të jetë kundër britanikut Gary Boulden, dhe do të jetë i vlefshëm për titullin “Southern Area Title”. Kundërshtari i tij i radhës ka tetë meçe profesioniste, duke shënuar katër fitore, dy humbje dhe dy barazime. Ditë më parë Kosovaboxing.org kontaktoi boksierin tonë nga Durrësi me vendbanim në Londër, i cili nuk fsheh ambiciet dhe synimet për të ardhmen. “Me 15 Maj sfidoj titullin e Anglisë Jugore apo “Southern Area Title” dhe pastaj do të shof dhe sqyrtoj edhe planprogramet e tjera. Për momentin jam i fokusuar të fitoj edhe këtë titull që në Britani vlerësohet mjaft shumë, e pastaj do të shofim” theksoi Qato.

Ai nuk ka ndonjë plan të zhvilloj ndonjë meç këtë vit në Shqipëri. “Planet e mia nuk janë të boksoj këtë vit në Shqipëri, sepse mendoj të zhvilloj një meç për ndonjë titull të madh, nga fundi i vitit” tha Qato për Kosovaboxing.org.

Edhe kësaj radhe Qato ka mbështetjen e promoterit dhe menagjarit të tij, Yll Ndroqi, i cili e ndihmon gjithnjë. Dueli i Qatos pritet të transmetohet në TV ORA News me 15 Maj.

Artan Vërbica
13 Prill 2011

1 thought on “Kreshnik Qato sfidon titullin “Southern Area Title” me 15 Maj

  1. Suksese Kreshnik

    Uroj te fitosh edhe kesaj radhe dhe shumm suskese tjera

    RESPECT per juve kosovaboxing.org, cdo here jeni ne kohe te duhur dhe ne vend te duhur, shume suksese edhe juve pershendetje ARTAN

    me respekt LLOKUMI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.