RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Krenar Aliu një emër që po ngritet lartë në botën e boksit

2 min read

krenar-aliu-217-vjeçari Krenar Aliu është njëri ndër talentët më të mëdhenjë sot shqiptarë. Ai u lind me 25 qershor 1999 në Kirkkonummi të Finlandës, ndërsa që me rrënjë është nga fshati Bistricë e Mitrovicës. Familja e tij prej vitesh emigroi në Finlandë në vitet e vështira të okupimit. Shteti mik Finlanda i dha çdo mundësi talentit tonë, ndërsa ai sot po e përfaqëson denjësisht Finlandën por edhe gjithë kombin shqiptarë.

Krenar Aliu deri më tani ka zhvilluar 47 meçe në konkurrenca të ndryshme si ato juniore dhe për mosha të reja. Në 47 meçe i ka shënuar 42 fitore dhe 5 humbje. Emri i tij na ra në sy për herë të parë vitin e kaluar në adresën zyrtare të EUBC-së kur ai fitoi turneun më të madhë botëror për mosha 15 deri 16 vjeç, “Heydar Aliyev Junior Cup – 2015” në Baku të Azerbejxhanit. Aliu u zgjodh boksieri më i mirë i turneut. Atë botë Kosova Boxing e kishte prezentuar në faqën tonë. Aliu kishte fituar edhe turneun tjetër botëror “Olimpic Gloves Junior Tournament-2015” në Tallin të Estonisë duke vazhduar shkëlqimin e tij. Fitoret në këto dy turne të mëdha i bëri të kuptojmë se Krenar Aliu do të shkëlqej edhe në Kampionatin Evropian në Anapa të Rusisë të 26-tin me radhë ku Aliu fitoi medaljen e bronztë, por që ishte i dëmtuar nga gjyqëtarët në gjysëmfinale kundër ukrainasit Arkady Karistan, me 2-1.

img_2554Aliu po shkëlqen edhe këtë vit. Ai mori pjesë këtë muaj në turneun e njohur botëror të vëllezërve Klitschko “Klitschko Brothers Tournament” në Berdichev të Ukrainës i cili u mbajt për pesë ditë. Aliu arriti të fitoj të bronztën. Tani ai po përgatitet për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Saint Petersburg të Rusisë.

Aliu qëndroi gjatë kësaj vere për pushime në Kosovë. Ai na vizitoi redaksinë tonë Kosova Boxing. Ai premtoi se nga Saint Petersburgu i Rusisë do të kthehet me më së paku medaljen e argjendtë.

Aliu së bashku me dy vëllezërit Agon dhe Denis Gashi janë perspektiva më e madhe e boksit shqiptarë.

Artan Vërbica
29 shtator 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.