RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Krasniqi vs. Adamek me 13 Korrik

1 min read

Haxhi Krasniqi (foto-Kosova Boxing)Është zyrtarizuar kundërshtari i Haxhi Krasniqit për 13 Korrik. Ai që është përfolur, çeku Tomas Adamek do të sfidon boksierin tonë. Adamek është i njohur për opinionin tonë pasi më parë ka boksuar me dy boksierët tanë Orial Kolaj dhe Shpetim Shala. Kolaj vitin e kalaur e kishte mposhtur me nakaut teknik në raund të 6-të për titullin EU-EBU të Bashkimit Evropian, ndërsa muaj më parë Shpetim Shala e fitoi për titullin WBF Internacional. Për të tretën herë me radhë brenda dy viteve Adamek do të ketë ballafaqime me boksier shqiptarë, ku presim që edhe Krasniqi të mposht atë. Adamek pas humbjes nga Shala u rikthye me fitore ndaj çekut Jindrich Velecky. Ai ka bilanc prej 20 fitore (7 KO), 8 humbje dhe 1 barazimi. Ky kundërshtar do të jetë i përshtatshëm për momentin për Krasniqin pas humbjes së përballjes për titull të kampionit të botës ndaj Nathan Cleverly në muajin prill.

Foto: Kosova Boxing

Kosovaboxing.org
27 Qershor 2013

1 thought on “Krasniqi vs. Adamek me 13 Korrik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.