krasniqi-vs-abraham-2Dueli i shumë pritur për gjithë shqiptarët, ai ndërmjet boksierit tonë Robin Haxhi Krasniqit dhe Arthur Abraham mund të ndodh me 22 prill, lajmëron e përditshmja gjermane BILD sot. Sipas BILD-it, tenderin e këtij meçi e ka fituar ekipi i Krasniqit, SES Boxing dhe dueli ka mundësi të zhvillohet në dy qytete, në Magdeburg apo Ludwigsburg.

Shumë shpejt gjithçka do të bëhet zyrtare por për gjithë shqiptarët vendi i ngjarjes do të ishte mirë të zhvillohet në qytetin e republikës së Baden Wuttembergut, në Ludwigsburg, vend i afërt për gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, etj, që të janë në numër më të madh përkrahës për boksierin tonë.

www.kosovaboxing.org
13 janar 2017