RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Krasniqi, Uldedaj dhe Hetemi triumfojnë

1 min read

Erdgas Halle an der Saale të Gjermani, 3 shkurt 2018 – Tre boksierët tanë Robin Haxhi Krasniqi, Jurgen Uldedaj dhe Elvis Hetemi kanë triumfuar sonte në Halle të Gjermanisë.

Ashtu siç e kishim cekur se kundërshtari i Krasniqit, polaku Bartlomiej Grafka është kundërshtar i denjë, ashtu dhe doli. Krasniqi (47-5, 16 KO) arriti ta mposht Grafkën (20-28-3, 9 KO), vetëm me anë të pikëve. Fitorja është e rëndësishme ku Krasniqi vinte nga një humbje nga Arthur Abraham dhe kishte më shumë se nëntë muaj që nuk kishte boksuar. Të tre gjyqëtarët fitoren e vlerësuan të boksierit tonë, 78-75, 78-75 dhe 77-75.

Jurgen Uldedaj (8-0, 2 KO) fitoi titullin e parë në karrierë. Ai mposhti çekun Jakub Synek (8-1-1, 2 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Uldedaj dominoi meçin që nga fillimi duke fituar çdo raund ku një herë arriti ta hedh në dysheme kundërshtarin.  Tre gjyqëtarët i dhanë fitoren boksierit tonë, 100-89, 100-88 dhe 100-89. Uldedaj pati performancë të denjë por i munguan goditjet përfundimtare gjë që i duhet të përmisohet në të ardhmen, por duhet kujtuar se ai është vetëm 20-vjeçar.

Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri tjetër shqiptar Elvis Hetemi. Hetemi (10-0, 8 KO) fitoi çekun Stanislav Eschner (7-6-1, 4 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Foto: Eroll Popova

www.kosovaboxing.org
3 shkurt 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.