RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Krasniqi nuk pati paraqitje të mirë. Ai nuk duhet të kërkoj meçin e tretë me Boesel

3 min read

Haxhi Krasniqi nuk ka qenë këmbngulës në duelin e tij të dytë, siç ishte në meçin e parë kundër Dominik Boesel-it, në fundjavën që lam pas. Ai nuk pati paraqitje siç e kishim parashikuar, duke qenë favorit ndaj gjermanit.

Ishte e ditur se nëse meçi do të përfundonte pas 12-raunde, sigurisht që Boesel do të kishte përkrahjen e gjyqëtarëve dhe kjo doli të jetë. Dhe pas 12 raundeve dy gjyqëtar i dhanë fitoren Boeselit, ndërsa njëri Krasniqit. Kjo tregon se dueli ishte mjaft i ngushtë.

Jo rastësisht në vitin 1974 dueli Muhammed Ali dhe George Forman mori, e mori jehonën “Let’s get ready to the Rumble”, sepse si Kampion i ndonjë brezi, më vështirë është ta mbrosh se ta fitosh dhe çdo kundërshtar pretendon këtë ta bëjë. I tillë ishte dhe Boesel i cili më shumë ishte i egër dhe i papastër se sa që tregoi ndonjë cilësi apo boks të bukur. Ai nuk zgjodhi mjete, për të ardhur te fitorja. Por, duhet të theksojmë se këtë mënyrë edhe ia mundësoi Krasniqi, sepse boksieri ynë sa herë që e grushtonte ai dilte në vështirësi për tu mbrojtur duke ikur prapa, ndërsa që gjatë gjithë duelit Boesel në kundërsulm e godiste një apo dy herë dhe e shfrytëzonte klinçin, gjë që ishte i papastër gjithmonë duke e goditur boksierin tonë pas koke, por këtë edhe i mundësonte Krasniqi i cili vazhdimisht ulte kokën. Edhe trajneri i Krasniqit, Sharabow i kërkonte që Krasniqi të ndalej dhe të mos lëviste prapa, gjë që Krasniqi nuk e dëgjoi.

Nga perspiktiva ime dhe mendimi pozitiv Krasniqi nuk është dashur të boksoj me Boesel. Ai e pati mposht Boeselin bindshëm me KO dhe nga kjo fitore ai nuk përfitoi asgjë, e pësoi humbjen që e kthen prapa për dy tre hapa të tjerë që nuk iu ka dashur. E kuptojmë se ka pasur marrëveshje dhe kontratë për revansh, por më mirë tē linte titullin IBO vakant nëse ka pasur presion se sa të dyluftonte me Boesel që nuk kishte sensë dhe ja tani çfarë ndodhi. E kam theksuar edhe për Klan Kosove disa ditë para meçit se kam frikë që Krasniqi nuk ka boksuar një vit, dhe kjo mund të jetë ndonjë hendikep dhe kjo doli të jetë. Krasniqi është dashur të zhvilloj ndonjë meç, të ecë para e mos të pres. Si do që të jetë e djeshmja nuk kthehet dhe duhet shikuar drejt së ardhmes. Kjo humbje nuk duhet atë ta dekurajon dhe sipas mendimit tim, Krasniqi nuk duhet të kërkoj meçin e tretë me Boesel. Ai është më i mirë se Boesel dhe duhet shkuar para duke kërkuar fitore më të mëdha. Tani kur Badou Jack do të kalon në kategorinë kruzer dhe titulli WBA regular do të jetë vakant, ndoshta aty do të mund të synoj me njërin nga pretendentët që pritet të caktohet, Joshua Buatsi, Craig Richardson, apo ndonjë tjetër të pretendoj titullin e kampionit të botës.

Krasniqit i duhet një vizion tjetër dhe ekip tjetër promocional për të ecur para.

Artan Vërbica / 10 tetor 2021

1 thought on “Krasniqi nuk pati paraqitje të mirë. Ai nuk duhet të kërkoj meçin e tretë me Boesel

  1. analiza jote sa I perket meqit te fundit Robin vs Boesel eshte e pa sakte,nuk eshte hera e fundit qe analizat e tua jon pak a shume sikur ajo shprehja moj e mira qe shkon me dhen terrta merrta kurre nji sen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.