RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Krasniqi mposht franqezin Zoulikha duke i treguar kush është kampioni i vërtet

2 min read

Maretim Hotel, Magdeburg, 7 Janar 2012 – Në prani të 1500 shikuesve në hotelin lukzos Maretim në Magdeburg, Haxhi Krasniqi ka arritur të mbroj titullin e kampionit evropian në versionin WBO, duke shënuar fitore me ndërprerje në raundin e 12-të ndaj franqezit Hakim Zoulikha. Ishte kjo një shfaqje e paparë nga boksieri ynë të cilët me miliona shiques shqiptar nga ekranët e shumta e përcillen nga Gjermania, Kosova, Shqipëria por edhe nga të gjitha vendet tjera ku jetojnë shqiptarët. Të gjithë ishin nën frymën e fundit nga emocionet të cilët nuk e dinin fituesin deri në fund, gjë që zgajti për 12-raunde, por në sekondat e fundit të raundit të fundit, Krasniqi arriti të përfundoj këtë meç në mënyrën më të mirë ku me një seri goditjesh detyroi gjyqëtarin kryesor Lahoen Oumghar të ndërpret meçin. Ishte kjo një fitore e bukur dhe e madhe për boksierin tonë dhe ndoshta më e rëndësishmja deri më tani, kur kemi parsysh se gjithëmonë mbrojtja e titullit është më e vështirë, se sa fitimi i titullit. Ky duel, i ngjau një meçi të karakterit të ndoshta dy boksierve më mirë në botë në këtë kategori, dhe rëndësia u pa se ishte mjaft e madhe nga te dytë, gjë që nuk kursyen asgje deri në fund. Krasniqi kishte avancim në raundet e para të meçit, por edhe franqezi Zoulikha u rikthye duke berë diferencën dhe balancuar meçin, por në fund ishte Krasniqi ai i cili i dha fjalën e fundit duke i treguar se kush është kampioni i vërtet.

Pas kësaj përballje Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë i cili ishte i gëzuar tej mase për mbrojtjen e titullit. “Ishte një duel i vështirë, dhe kisha një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm. E disha se ai është më i shkurtë se unë dhe vinta nga kategoria e super të mesme, gjë që janë shumë të lëvizshëm, ku kjo u pa. Kisha pak vështërsi deri sa ia mësova dobësit dhe këtë e prita gjatë, deri në raundin e fundit ku mangësin e tij e shfrytëzova dhe nuk e lëshova duke vazhduar me goditje të një pas njëshme, deri sa gjyqëtari e përfundoi meçin. I faleminderohem të gjithëve që më përkrahën dhe më mbështeten” theksoi Krasniqi për Kosovaboxing.org.

Ky meç u transmetua edhe në vendlindjen e Haxhi Krasniqit në Junik, ku prania e shikuesve ishte mjaft e madhe, dhe nuk i largonte as temperatura e ftohtë nën zero, të përkrahin herojin e tyre.

Artan Vërbica
8 Janar 2011

1 thought on “Krasniqi mposht franqezin Zoulikha duke i treguar kush është kampioni i vërtet

  1. Pasha zotin vlla urime fitorja me zemer, ta tham lute zotin te erdh kuveti se ti te humbur eki pas meqin 100% i bindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.