RTK

RTKLive
25 Nëntor, 2020

Krasniqi kundër Eschner këtë të shtunë

2 min read

Boksierit tonë Robin Haxhi Krasniqit, i ka ardhur ftesa e papritur nga ekipi i tij menaxhues, SES Boxing për të zhvilluar një meç këtë fundjavë. Arsyeja është e thjeshtë, Krasniqi për shkak të një lëndimi dhe pandemisë së krijuar në gjithë botën ka qenë larg ringut për 15 muaj. Dhe jo rastësisht vjen kjo mundësi që ai të mbajë rejtingun e lartë në renditje dhe afërsinë që në një të ardhme të shpejtë të boksoj me një emër të madh të boksit botëror.

Lajmin ekskluziv për duelin e 22 gushtit e ka bërë vetë boksieri ynë Robin Krasniqi. “Do të boksoj këtë të shtunë. Ftesa ishte e papritur dhe unë e pranova me dëshirë pasi jam i përgatitur” theksoi Krasniqi.

Kundërshtari i Krasniqit është një boksier i respektuar. Bëhet fjalë për çekun, Stanislav Eschner (14-14-1, 7 KO). Ky duel do të zhvillohet në gjashtë raunde. Eschner asnjëherë nuk duhet të nënçmohet. Ai është boksier cilësor me shumë përvojë por që menaxhimi jo i mirë i ka bërë të ketë shumë humbje.

Në intelegjencën që posedon Krasniqi, ai kundër tij do ti çaset meçit më shumë seriozitet. E rëndësishme është rikthimi i Krasniqit ku simpatizuesit e tij e kanë pritur me padurim rikthimin e tij. Befasira dotë ketë pas këtij meçi. Ai nga fundi i vitit do të boksoj me një emër të madh, këtë do ta bëjë ekskluzive Kosova Boxing.

Në këtë ngjarje që do të zhvillohet me 22 gusht në Magdeburg do të paraqiten edhe dy shqiptarë të tjerë, Elvis Hetemi dhe Jurgen Uldedaj. Hetemi (14-1-0, 8 KO) do të boksoj me çekun Milan dvorak (2-3-0, 2 KO). Ndërsa Uldedaj (11-0, 2 KO) do të ndeshet me kroatin Robert Grguric (4-1-0, 3 KO).

www.kosovaboxing.org
19 gusht 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.