RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Krasniqi kundër Danso me 28 Mars

1 min read

haxhi krasniqi - 2Foto: Eroll Popova

Boksieri ynë, Robin Haxhi Krasniqi do të boksoj me 28 mars në Branderburg të Gjermanisë kundër ghanezit Emmanuel Danso. Krasniqi kishte pasur të boksoj me Danso në javën e kaluar të parameçit Abraham dhe Stieglitz, por ekipi i tij promovues SES Boxing, për shkak të orarit të ngjeshur të meçeve, vendosi që këtë përballje ta shtyej për 28 mars.

Kundërshtari i Krasniqit, Danso është pamposhtur në ringun profesionist, cili ka bilanc prej 20 fitore (18 KO) në poaq meçe sa ka zhvilluar në boksin profesionist. Danso renditet i 4-ti në versionin WBA, i cili poashtu është kampion aktual i Ghanës dhe WBA Pan-Afrikan në kategorinë gjysëm të rënd. 

Dueli Krasniqi dhe Danso do të jetë i vlefshëm për titullin WBO Internacional. Krasniqi renditet i 8-ti në versionin WBO, por fitorja e tij ndaj Dansos do t`a sjell më lartë në renditjet e WBO-së dhe poashtu në mesin e TOP-15 në WBA. Ekipi SES Boxing do të shikoj mundësit e tij për cilin brez të boksoj boksieri ynë. Prashikohet që Krasniqi pas këtij meçi mund të ketë edhe një përballje, deri sa mund të sfidon ndonjerin nga kampionët botëror Sergey Kovalev apo Jurgen Brahmer në fund të vitit.

Kosovaboxing.org
8 mars 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.