RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Krasniqi këtë të shtunë kundër Stanislav Kashtanov për titullin EBU

2 min read

Robin Krasniqi vetëmohues nuk i ndahet dëshirës për suksesit dhe sfidave për tituj të mëdhenjë. Kësaj radhe ylli i boksit tonë do të sfidon titulllin e kampionit të Evropës, versionit më të rëndësishëm në Evropë, titullit EBU ku me 2 qershor në Mynih të Gjermanisë do sfidon titullin vakant kundër ukrainasit, Stanislav Kashtanov.

Krasniqi është jashtzakonisht i motivuar të fitoj titullin e kontinentit të vjetër, ndërsa që lufta me Kashtanov pritet të jetë sfidë dhe luftë e vërtetë.

Për sukseset e Krasniqit i kemi të njohur të gjithë, por për kundërshtarin e tij, Kashtanov shikuesit të tij, pak lexuesit tanë kanë njohuri. Kashtanov është një boksier me bagazh të madh me suksese të jashtzakonshme me bilanc të shkëlqyeshëm prej 36 fitoresh (21 KO) dhe 2 humbje në gjithsejt 38 meçe. Ai ka ndërtuar karrierën e tij të sukseshme të boksierit profesionist për 15-vite me radhë nga viti 2003. Pas katër viteve me bilanc prej 14 fitoresh, Kashtanov në duelin e tij të pesëmbëdhjetë sfidoi titullin e botës për të rinjë, “WBC Youth” duke fituar nga franqezi, Magid Ben Driss me nakaut teknik në raund të katërt. Këtë titull arriti të mbroj plot gjashtë herë. Sukseset e ukrainasit vazhduan edhe më tutje ku deri në vitin 2010 arriti bilancin e tij prej 28 fitoresh (15 ko) duke qenë i pamposhtur. Meçi i tij i 29-të ishte për titull të kampionit të botës në versionin WBA kundër hungarezit Karoly Balzsay, të cilin e humbi me vendim të një-anshëm. Rrugëtimi i tij vazhdoi me pesë fitore të tjera duke marrur edhe një rast tjetër për titull bote, kësaj radhe brezin WBA-Interim, ku përsëri e humbi ngushtë nga boksieri nga Republika Domenikane, Felix Valera me vendim të një-anshëm. Titullin e dytë në karrierë Kashtanov e fitoi me 2015 duke e fituar titullin IBF internacional kundër polakut Tomasz Gargula me nakaut teknik në raund të dytë. Tani vjen sfida me boksierin tonë Robin Krasniqin e cila nuk do të jetë e lehtë për te, por që duhet ta pranojmë do të jetë sfidë e vërtetë dhe aspak e lehtë as për boksierin tonë.

Krasniqi për këtë betejë ka stërvitur në qytetin Frankfurt me trajnerin Magomed Shaburov. Ai ka sparringuar me boksierin tjetër tone të njohur Shpetim Shala dhe ukrainasin, Yevgenii Makhteienko.

www.kosovaboxing.org 
27 maj 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.