RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Krasniqi i kërkon dyluftim kampionit të botës, Rocky Fielding

1 min read

Kampioni aktual evropian në kategorinë super të mesme, boksieri ynë Robin Krasniqi i ka dërguar ftesë nepërmejt rrjeteve sociale, kampionit botëror në versionin WBA, Rocky Fielding për një dyluftim për titullin e botës.

“Sikur kampion evropian dua që titullin e kampionit të botës ta sjelli në Gjermani. Të takohemi këtë vit, unë jam i gatshëm të ballafaqohem me ty” shkruan Krasniqi.

Titullin e kampionit të botës Fielding e fitoi këtë muaj me 14 korrik në Offenburg të Gjermanisë duke mposhtur gjermanin e pamposhtur, Tyron Zeuge me nakaut teknik në raund të pestë. Fielding e dominoi plotësisht duelin ndaj gjermanit të favorizuar. Fielding është boksier i kompanisë së madhe Matchroom Boxing e promoterit Eddie Hearn, njërit ndër më të fuqishmit në botë. Se a do të zhvillohet ky meç koha do të na dëshmojë, por sigurisht që nëse Fielding do të pranoj përballjen me Krasniqin, ai do të kërkoj që mbrojtjen e parë të titullit ta zhvilloj në Britaninë e Madhe.

www.kosovaboxing.org
30 korrik 2018 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.