RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Krasniqi humb betejen me Cleverlyn

2 min read

Ëndrra shqiptare për të pasur një kampion bote, ende larg

haxhi krasniqiLondër, 20 Prill 2013 – Haxhi Krasniqi nuk ka arritur të mposht kampionin e botës Nathan Cleverly sonte. Krasniqi është munduar të bëjë më të mirën, por Cleverly ka treguar shumë më shumë se boksieri ynë. Edhe pse Krasniqi nuk ka treguar respekt aspak për britanikun disa ditë më parë, si në konferencë për gazetar ashtu edhe në matje zyrtare, ai në ring hyri pa vetë besim në veti. Ishte Cleverly ai që startoi mirë duke mos e respektuar Krasniqin, deri se Krasniqi ishte krejtësisht i hutuar. Ky hutim nga Krasniqi dhe dominim i Cleverlyt zgjati plotë pesë raundet e para ku Cleverly fitoi çdo raund, deri sa Krasniqi asesi të gjejë vetë-vetën. Në raundin e gjashtë Krasniqi shpërtheu duke fituar raundin pastërt, dhe të shtatin poashtu pati çastet e tij, por ishte kjo e tëra që bëri, ku më pastaj Cleverly mori plotësisht meçin në dorë, duke e kontrolluar deri në fund. Të tre gjyqëtarët e vlerësun fitoren e thellë të Cleverlyt. Dennis Nelson 119-109, Zsoltan Envedi 120-108 dhe Phil Edwards 120-108.

“Dueli ishte i vështirë, u ndjeva mirë në ring, u mundova të përfundojë duelin, por ishte vështirë”, tha Cleverly pas duelit për Frankwarren.tv

Gjithësesi duhet lavdëruar karakterin e Krasniqit i cili u mundua për 12-raunde duke dhënë më të mirën. Shpresojmë që kjo humbje të mos e demoralizojë dhe të vazhdon rrugën e ndjekjes së titullit botëror. Por, ëndrra shqiptare për të pasur një kampion bote duket e shumë larg.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
20 prill 2013

 

4 thoughts on “Krasniqi humb betejen me Cleverlyn

  1. E përshëndes Krasniqin për përpjekjet e tije, por Cleverly ishte për një nivel me larte. Cleverly jo rastësisht e ka shtyre duelin, u pa se ajo kohe ju ka dashur për të studiuar stilin dhe taktiken e Krasniqit ku me saktësi dhe mjeshtri te late ju ka shmangur aperkatit te Krasniqit dhe për kundër kësaj e ka goditur disa here me aperkat. Po ashtu me mjeshtri ju ka ruajtur kroshes së djathë edhe pse është qëlluar mirë me disa, por çdo here Cleverly kthente goditje bile dyfishe. Për fund e përgëzoi Krasniqin dhe shpresoj se shume shpejt do te jete Kampion Bote.

  2. pershendetj

    Ndoshta vet besimi i tepert i Haxhiut i kushtoi duhet ta pranojm ishte si nata me dit dallimi Ni Haxhi krejt tjeter ni Haxhi i quditshum edhe kur kishte mundesi me godit u ndalke thuaj se esht duke ba sparing.

    Nga 12 runde asnjo mos me fitu esht per tu merzit mos te them e turpshme besoi e shpresoi qe kjo humbje ka me ba hala ma te fort e heren tjeter mos ta merr kundershtarin ashtu si ehh kalimi i radhhes..

  3. Nuk pajtohna plotsisht me ty Artan per titullimin , edhe pse ne duel Cleverly ka qen nje nyjans me i mire duhet pasur parasysh qe Haxhia ka boksuar ne Angli dhe publiku shqiptar qe e perkrah Haxhin ka qen shum i cenzuruar me bileta edhe ne menyra tjera ku sigurisht i ka munguar perkrahja.
    Mirpo do te deshiroja qe meqi tjeter per titull te kampionit te botes te zhvillohet ne Prishtin dhe do ta shihnim qe rrethanat do te ndryshohnin plotesisht.

  4. Pershendetje Nexhi…

    Titulli eshte i kjartë…. Krasniqi humb betejen me Clevrlyn, dhe Krasniqi ka humbur luften pastert. Ai nuk ka pasur nje koncept per kete mec dhe kjo ka rezultuat me humbjen e thelle te tij. Por shpresojme qe kjo humbje te kaloj shume shpejt dhe te vazhdon rrugen e tij drejt sukseseve tjera.

    Ne Prishtine kesi meci edhe nja 10 vite nuk mund te ndodh se nuk ka kushte as optimale per nje ngjarje te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.