RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Krasniqi humb betejën kundër Hartel

1 min read

Magdeburg, Gjermani, 11 maj 2019 – Robin Haxhi Krasniqi nuk ka arritur të mbroj titullin e kampionit evropian kundër gjermanit Stefan Hartel. Dueli i zhvilluar sonte në Magdeburg i takoi Hartel që ishte për një nuancë më i mirë, duke fituar me vendim unanim.

Edhe pse e kishim dhënë një analizë para meçit që dueli nuk do të shkon deri në fund dhe që Krasniqi do të fiton para kohe me ndërprerje, kjo nuk doli ku Hartel fitoi falë strategjisë së tij më të mirë.

Krasniqi dyluftoi me zemër që nga fillimi dhe kjo bëri që ai të pëson. Ai humbi konceptin e duelit në raundet e para dhe nuk arriti që të gjejë strategjinë e  rikthimit.

Humbja nuk e zbehë figurën e tij. Edhe përkundër kësaj humbje ai mbetët njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë që na ka bërë të ndihemi krenar me arritjet e tij. Duke ditur karrakterin e tij, shpresojmë që kjo humbje do ta kthejë atë edhe më të motivuar dhe më të fortë.

Artan Vërbica / 11 maj 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.