RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Krasniqi favorit ndaj Boesel

2 min read

Dueli i kësaj fundjave që do të zhvillohet në Magdeburg të Gjermanisë, ndërmjet boksierit tonë Haxhi Krasniqit dhe gjermanit Dominick Boesel do të jetë prapë interesant sikur se dueli i parë që u zhvillua një vit më parë. Atë botë Krasniqi mposhti Boesel-in me nokaut duke fituar dy titujt e botës, IBO dhe WBA-Interim.

Krasniqi që nga ajo periudh nuk ka zhvilluar ndonjë meç dhe shpresojmë të jetë në formën dhe fokusin e njejtë që ishte vitin e kaluar, që ishte i mbushur plot motiv që kjo edhe i solli triumfin më të madh në karrierën e tij. 

Boesel nga ajo humbje ishte plotësisht i humbur dhe i paqartë. Ka pasur zëra që do të penzionohet, por vendosi të vazhdoj. Atë e pret sërish një luftë si vdekje apo gjallë. Por, më duket vendimi i tij për të boksuar sërish Krasniqin është i gabuar, por si qëndrojnë disa fjalë, ai është shtyrë që të boksoj sërish boksierin tonë. Ai para kësaj përballje boksoi me një boksier mesatar, çekun Ondrej Budera dhe besoni apo jo, ai e humbi këtë ku së pari u shpall fitues Budera, ndërsa më pas u ndrua rezultati që sipas meje ishte skandal i madh, por që nuk pati ankesa nga ekipi i Buderës, arsyet nuk dihen.

Si do që të jetë Krasniqi mbetët favorit për dy apo më shumë arsye. Ai ka mposhtur njëherë Boeselin dhe do të ketë përparsin psiqike. Ndërsa që Boesel është parë kundër Buderas se i mungon motivi pas asaj humbje. Traimat e humbjes ndaj Krasniqit janë dukur evidente dhe ai do të ketë vështirësi të mëdha. Mendoj se përparsia psikologjike do të ketë fjalën kryesore e Krasniqi këtu ka përparsin i cili është favorit apsolut. Vetëm se Krasniqi ka bërë një gabim që nuk ka zhvilluar asnjë meç për një vit e kjo mund ta dëmtoj, por shpresojmë që ai tē ketë formën adekuate dhe i gatshëm të triumfoj sërish.

Kosova Boxing / 7 tetor 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.