RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Krasniqi do të fitoj me ndërprerje

3 min read

Artan Vërbica
9 maj 2019

Dueli i cili ishte paraparë të zhvillohet me 17 nëntor të vitit të kaluar në Dessau të Gjermanisë, ndërmjet Robin Haxhi Krasniqit dhe Stefan Hartel, tani më është në ditët finale ku me gjithë atë do të zhvillohet me 11 maj në Magedburg të Gjermanisë. Atë botë boksieri gjerman disa ditë para përballjes ishte tërhjequr për shkak të problemeve shëndetësore, kësaj radhe si duket do të jetë i gatshëm të rivalizoj boksierin tonë. Kemi pritur ditët finale të fundit të paraqitjes së Stefan Hartel duke mos i besuar dhe pritur edhe për ndonjë tërheqje të pazakonshme.

Sikur herën e parë që kishim theksuar se Krasniqi do të fitoj me ndërprerje edhe kësaj radhe nuk kam ndëruar qëndrimin tim karshi këtij supermeçi. Krasniqi do të fitoj me nokaut. Nga ajo që kam parë në konferencën e fundit të zhvilluar ditë më parë, Hartel dukej i shqetësuar dhe frikësuar duke bërë gjeste të jo kontrolluara, ndërsa Krasniqi i qetë si kurr më parë.

Meçi Krasniqi dhe Hartel do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit evropian në versionin EBU. Do të jetë mbrojtja e dytë e titullit evropian për boksierin tonë. Ai këtë titull e fitoi vitin e kaluar duke mposhtur rusin Stanislav Kashtanov me vendim unanim dhe mbrojti poashtu vitin e kaluar në nëntor duke triumfuar ndaj spanjollit Ronny Landaeta me vendim unanim.

Hartel vlerësohet boksier mjaft cilësor, ndërsa që për kualitetin e Krasniqit dihet duke qenë në maje të boksit gjerman dhe atij botëror për shumë vite me radhë. Dueli Krasniqi dhe Hartel pritet të sjell emocione dhe vlera të boksit. Hartel asesi nuk duhet të nënçmohet duke ditur të kaluarën e tij. Ai për shumë vite ka qenë kampion i Gjermanisë në kategorinë e mesme duke qenë edhe pjesëmarrës në Lojrat Olimpike “Londra 2012” duke arritur deri në çerekfinale. Ishte shumë pranë medaljes olimpike duke kaluar dy xhirot e para duke mposhtur portorikanin Enrqiue Collazo dhe irlandezin Darren O`neill, por që u ndal nga britaniku Anthony Ogogo në çerekfinale. Pjesëmarrja e tij në olimpijad nuk don koment, prandaj Hartel vlerësohet si njëri ndër boksierët më cilësor gjerman në kategorinë super të mesme.

Hartel është boksier cilësor por nuk është dëshmuar në boksin profesionist. Edhe pse nuk qëndroi gjatë në boksin olimpik duke debutuar në boksin profesionist si 26-vjeçar, në moshën më të mirë, tek ai është parë që ka mangësi që vështirë është të përparoj. Është teknik i përkryer por ajo që i mungon është goditja e fuqishme, që kundër Krasniqit do të ketë pak gjasa. Vetëm një ditë e keqe e Krasniqit mund të pësoj, por edhe të ketë ditën e keqe Krasniqi, me mjeshtërin e tij, do të dinë ti përgjigjet.

Në parameçe do të boksojnë edhe dy shqiptarë të tjerë, Jurgen Uldedaj dhe Elvis Hetemi.
Uldedaj (10-0, 2 KO) do të sfidoj titullin WBC Youth ku për kundërshtar do të ketë polakun Krzystof Twardowski (5-1-0, 3 KO). Ndërsa Hetemi (12-1-0, 8 KO) do të ketë përballje në tetë raunde kundër ukrainasit me nënshtetësi bjeloruse, Siarhei Khamitiski (32-16-3, 14 KO)

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.