RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Krasniqi dhe Lewis do të komentojnë meçin Klitschko dhe Haye

2 min read

Hamburg, Gjermani, 1 Korrik 2011 – Boksieri ynë i mirënjohur Luan Krasniqi do të jetë prezent në komentimin e drejtpërdrejt të meçit të shumë pritur ndërmjet Wladimir Klitschko dhe David Haye në Hamburg këtë të shtunde. Atij i është i ndar një rol mjaft i madh qe sa vite në televizionin e njohur RTL ku nga viti 2008 analizon ngjarjet e boksit nga TV RTL. Komentimet, analizat, vlerësimet nga boksieri ynë janë mjaft të pëlqyera nga publiku gjerman, dhe prandaj Luan Krasniqi adhurohet shumë. Kësaj radhe Krasniqi pran tij do të ketë edhe një fletë poseduese ku do të vlerësoj çdo raund dhe pikët e dhëna në çdo raund, sikurse që këtë bëjnë gjyqëtarët rreth ringut pas çdo raundi. Më pastaj Krasniqi në fund të meçit do të jap mendimin e tij për raundet, nëse meçi shkon në 12-raunde. I pranishëm në këtë mbrëmje do të jetë edhe ish-kampioni botëror Lennox Lewis i cili do të komentojë meçin Klitschko vs Haye për televizionin britanik Pay-TV Sender Sky. Ai sot ka arritur në Gjermani dhe është pyetur nga mediat për mendimin e tij rreht fituesit Klitschko dhe Haye.

Mediat: Zr. Lewis çka mendoni për këtë meç ?
Lennox Lewis : Wladimir është boksier i fortë, i madh, i menqur. Ai ka poashtu një trainer të madh dhe bokson para publikut të vet. Ka të gjitha për të fituar, por ai do të takohet me boksierin më të mirë të epokës së sotme si David Haye. Haye ka shpejtësi, qëndresë, forcë, i cili poashtu mund të jetë fitues, kur kemi parasysh se Wladimir ka qenë disa herë në dysheme. Haye i din këto të gjitha dhe do të mundohet ti shfrytëzoj.

Mediat : Sa mendoni që ana psikologjike do të jetë vendimtare ?
Lennox Lewis : Kjo është gjëja më e madhe. Shiqoni David Haye është paraqitur me fanella me kokë të prerë të Wladimirit, ai ka ngacmuar shumë atë dhe për këtë luftë është folur shumë. Rallë flasin paraprakisht boksierët para luftave të këtilla ku fituesi nuk dihet.

Mediat : Si do të kishit reaguar ju nëse juve do t`ju qitke koka e prerë në fanella, a do të reagoneni ndryshe ?
Lennox Lewis : Unë nuk do të përmbahesha dhe do të shtëna në të që nga jashtë (qeshte Lewis), por Wladimir nuk është Lewis, ai e mban zemërimin në vetvete dhe këtë do të mundohet t`ia tregon në ring të shtunden.

Kosovaboxing.org
1 Korrik 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.