RTK

RTKLive
17 Janar, 2021

Krasniqi dërmon Eschnerin në rikthimin e tij

1 min read

Foto: Eroll Popova

Magdeburg, Gjermani, 22 gusht 2020 – Robin Haxhi Krasniqi ka shkëlyer në rikthimin e tij pas 15-muajve. Krasniqi (50-6-0, 18 KO) mposhti çekun Stanislav Eschner (14-15-1, 7 KO) me nokaut teknik në raund të gjashtë.

Gjithçka ishte e përkryer, që nga fillimi e deri në fund duke përmbyllur ngjarjen me goditje të njëpasnjëshme, duke detyruar gjyqëtarin në ring të ndërpres meçin e pabarabartë. Deri në raundin e gjashtë Krasniqi kishte fituar të gjitha raundet.

Në këtë përballje Krasniqi shfrytëzoi të gjitha armët e tij, ku përcaktuese ishte “body shot” apo në trup me të majtën ku seriozisht kishte lënduar kundërshtarin, por edhe direkti dhe krosheja e majtë ishin faktor dhe rezultat i fitorës bindëse. Gjithçka e bukur per të vazhduar më tutje.

www.kosovaboxing.org

1 thought on “Krasniqi dërmon Eschnerin në rikthimin e tij

  1. Zakonisht shkruani analiza te mirefillta po pres qe sa dite ndonje analize per Robin Krasniqin dhe luften e tij per titullin e botes. Pa e pare ndonje shkrim ne kete website nuk po me duket qe eshte lajm i vertete. Shpresoj ne diten ne vijim te kemi analize te thuket per te poashtu edhe me teper informata rreth kundershtarit te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.