RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Krasniqi 78.5 kg, ndërsa Derghal 79.3

1 min read

Foto : Eroll Popova

Oder/Frankfurt, 20 Tetor 2011 – Sonte në Frankfurt Oder janë mbajtur peshimet zyrtare para ndeshjes së neserme, ku boksieri ynë Haxhi Krasniqi ka dal 78.5, ndërsa franqezi Derghal 79.3 kg. Krasniqi dukej në formë të mirë  ku boksieri ynë tregoi shenja optimizmi para përballjes me shumë gjeste duke kënaqur publikun e pranishëm.

Krahas boksierit tonë, në program nesër janë gjithësejë tetë duele interesante, ku do të përballen Susi Kentikian kundër Teeraporn Pannimit ku njëherit ky do të jetë meçi kryesor, pastaj do të jetë meçi ndërmjet Christina Hammer dhe Vashon Living. Duel tjetër interesant do të jetë mes italianit Fracescko Pianeta dhe Chris Howard. Në këtë mbrëmje do të debuton Stan Stieglitz në boksin profesionist, i cili është vëllau i vogël i kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme Robert Stieglitz.

Kosova Boxing do të jetë prezente nesër në Junik ku nga ora 20:00 në qytetzën e Rrafshit të Dukagjinit ku do t`ju sjellim emocionet për adhuruesit e boksit. Në vendlindjen e boksierit tonë do të jetë një festë e madhe, ku qytetarët e Junikut kanë organizuar një ekran të madh në mes të qytetit. Poashtu para këtij transmetimi do të mbahet një koncert për ti defryer të pranishmit. Ky meç do të transmetohet nga televizioni shqiptar i sportit SuperSport dhe në televizionin sportiv gjerman Sport1.

Kosovaboxing.org
20 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.