RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Koxha fiton titullin e Benelux-it

1 min read

Palestra, Lotto Arena, Antwerpen, Belgjikë – Selajdin Koxha 11-5-2 (4 KO) ka fituar titullin vakant të Benelux-it. Koxha ka dominuar gjatë luftës duke treguar pjekuri dhe angazhim maksimal për titull. Kundërshtari nga Luxemburgu, Domingos Nascimento Monteiro 19-16-4 (11 KO) nuk ka arritur të bëjë diç më shumë. Ai deri në tre raundet e para kishte freskinë, mirpo Koxha në raundet katër dhe pesë e dërmoi duke detyruar atë që në raundin e gjashtë të dorëzoj duelin.

Kjo fitore ka qenë e mirëseardhur duke shënuar edhe një sukses në boksin ndërkombëtar. Koxha pritet që sërish të mbroj titullin e Benelux-it, deri sa të arrijë në një pozitë më të lakmueshme për të sfiduar ndojnë titull evropian apo interkontinental.

Artan Vërbica
21 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.