RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kovalev, sërish kampion i botës në WBO

1 min read

Madison Square Garden, New York, SHBA, 25 nëntor 2017 – Sergey “The Crusher” Kovalev është rikthyer me fitore të madhe në këtë fundjavë duke mposhtur ukrainasin Vyacheslav Shabranskyy  me nakaut teknik në raund të dytë.

Kovalev (31-2-1, 27 KO) e filloi furishëm përballjen që nga fillimi ku dy herë arriti ta dërgoj në dysheme Shabranskyyn (19-2-0, 16 KO). Në raundin e dytë vazhdoi rritmin parreshtur deri sa gjyqëtari ndali luftën e pabarabartë.

Me këtë fitore Kovalev rikthen titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë gjysëm të rënd.

Pas penzionimit të kampionit unifikues të botës, Andre Ward, kjo kategori sjellë risi dhe do të jetë prapë interesante, pasi aty bëjnë pjesë edhe kampioni i botës në versionin WBC-Stevenson Adonis, WBA-Badou Jack, IBF-Artur Beterbiev dhe sfiduesit që do të pretendojnë si Sullivan Barrera, Eleider Alvarez, Dmitry Bivol, etj.

www.kosovaboxing.org 
27 nëntor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.