RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kovalev rikthen titullin e kampionit të botës

1 min read

Seregy Kovalev i revanshohet Eleider Alvarezit duke e mposhtur me vendim unanim

Frisco, Texas, SHBA, 2 shkurt 2019 – Sergey Kovalev nuk i ka lejuar  Eleider Alvarezit edhe më të voglin rast duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve duke e rikthyer titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë gjysëm të rënd.

Kovalev (33-3-1, 28 KO) ishte i matur kundër Alvarez (24-1-0, 12 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Ndryshe nga hera e parë kur Kovalev deshi t`i qiroj hesapet shpejtë, ku kjo i kushtoi me humbje fatale, kësaj radhe dominoi meçin nga fillimi deri në fund.

Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e thellë të Kovalevit, Lisa Giampa (120-108), Levi Martinez (116-112) dhe Jese Reyes (116-112). Pra fitore e padiskutueshme e Kovalev.

Me këtë fitore të madhe, Kovalev shpallet kampion i botës për herë të tretë.

www.kosovaboxing.org 
3 shkurt 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.