RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kovalev nakauton Mohammedin në raund të tretë

1 min read

Kovalev Mohammedi BoxingMandalay Bay, Hotel & Casino, Las Vegas, 25 korrik – Sergey Kovalev është shfaqur i pamëshirshëm edhe për franqezin Nadjib Mohammedi. Ai nakautoj në raund të tretë Mohammedin duke mbetur mbret i kategorisë gjysëm të rënd.

Boksieri më i mirë i vitit 2014 nga Ring Magazine, e filloi mirë meçin duke dominuar me elegancën e tij. Ndërsa që Mohammedi ishte nën presion të vazhdueshëm dhe vazhdimisht levizjet i kishte të pakontrolluara duke lëvizur pa nevojë. Dhe në raundin e dytë Kovalev me dy direkte, me të djathtë dhe të majtë arriti ta plandos për dyshemeje duke përfunduar meçin në favor të tij.

Mohammed u tregu që nuk ka kapacitet. Ai është vetëm nivel evropian, dhe rasti i tij do të jetë sigurisht i fundit për të pasur një sfidë për titull bote.

Për Kovalev kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë, e 25-ta fitore me ndërprerje, ndërsa Mohammedi pësoi humbjen e katërt karshi 37 fitoreve.

Artan Vërbica
26 korrik 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.