RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Kovalev mposht edhe Pascalin me nakaut teknik në raund të tetë

1 min read

Seregy KovalevBell Centre, Montreal, Kanadë, 14 mars 2015 – Kanadezit Jean Pascal nuk i ndihmuan as 12.000 shikuesit vendas për ta mposhtur kampionin e botës në fuqi në tre versionet botëror, Super-WBA, IBF dhe WBO, Sergey Kovalev.

Fundi për Pascal erdhi në minutën 1:03 të raundit të tetë, kur Kovalev me të majtën e tij e goditi duke e hedhur në litar, ku më pastaj e goditi fortë me goditjen tjetër të sipërt me të djathtën duke detyruar gjyqëtarin Luis Pabon ta ndërprej përballjen.

Me këtë fitore, Kovalev shënon një rekord të ri në boksin profesionist me bilanc prej 27 fitore (24 KO) dhe një barazimi në 28-të përballjet e tij. Ndërsa për ish-kampionin e botës në WBC, Jean Pascal kjo ishte humbja e tretë në karrierë, karshi 29 fitoreve (17 KO) dhe një barazimi.

Kosovaboxing.org
15 mars 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.