RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Kovalev kundër Caparellos këtë fundjavë

1 min read

Sergey Kovalev do të mbroj titullin e kampionit të botës në versionin WBO këtë fundjavë me 2 gusht ndaj australianit Blake Caparello. Ky duel do të zhvillohet në Atlantic City të New Jersey. Për Kovalev do të jetë mbrojtja e tretë e titullit botëror. Ai titullin e WBO-së arriti ta fitoj vitin kaluar duke mposhtur vellsianin Nathan Cleverly me nakaut teknik në raund të katërt. Ndërsa mbrojti titullin ndaj Ismayl Sillah me KO 2 dhe Cedric Agnew KO 7.  Ndërsa Caparello rastin për të boksuar me Kovalev e fitoi me fitore ndaj boksierit tonë Elvir Muriqi të cilin e mposhti me vendim unanim pas 10-raundeve në janar të këtij viti .

Të dy boksierët janë të pamposhtur deri më tani. Kovalev ka rekord prej 24 fitore (22 KO) dhe një barazimi. Ndërsa Caparello ka bilanc prej 19 fitore (6 KO) dhe një barazimi. Ky meç do të zgjojë vëmendje të madhe tek adhuruesit e boksit këtë fundjavë, ku Kovalev është favorit për ta fituar meçin, por presim rrezistencë të madhe nga Caparello, mirëpo vështirë se mundet ta befasoj.

Kosovaboxing.org
1 gusht 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.