RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Kovalev fiton duelin e rusëve, mposht Mikhalkinin me nakaut teknik

2 min read

Madison Square Garden, New York, 3 mars 2018 – Sergey Kovalev ka fituar përballjen e dy rusëve. Kovalev fitoi kundër Igor Mikhalkin në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit botëror në versionin WBO dhe titullin e shteteve aziatike, Euroasian Boxing Parliament në kategorinë gjysëm të rënd.

Kovalev (32-2-1, 28 KO) ishte më i mirë gjatë gjithë meçit duke dhënë mjaft goditje Mikhalkinit. Mikhalkin (21-2-0, 9 KO) boksier i dëshmuar në boksin amator por edhe në profesionizëm si kampion evropian, u mundua gjatë gjithë kohës duke kërkuar rastin e tij, por ishte Kovalev me duar të gjata që ndërpreu gjithë rezikun e tij.

Pas penzionimit të Andre Ward i cili mposhti dy herë Sergey Kovalevin, Kovalev pritet ta dominoj kategorinë gjysëm të rënd, ndonëse para tij do të ketë disa kundërshtar të dëshmuar dhe kampion të njejtën kohë si kanadazi Adonis Stevenson në WBC,  kyrgiztanasi Dimitri Bivol në WBA, rusi Artur Beterbiev në IBF dhe titulli WBO që mbahet nga Kovalev.

Në parameç boksoi edhe Dimitri Bivol. Bivol (13-0, 11 KO) mposhti kubanezin Sullivan Barriera (21-2-0, 14 KO) me nakaut teknik në raund të 12-të.

Të dy fituesit si Kovalev si Bivol kërkuan ballafaqim ndërmjet veti. Kjo mund të ndodh në mesin e këtij viti apo në fillim të vjeshtës.

I pranishëm nga afër për të përcjellur këtë ngjarje në New York ishin dy boksierët tanë, Shpetim Shala dhe Agron Smakiçi.

www.kosovaboxing.org
4 mars 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.