RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Kosovare Buzuku i rikthehet boksit

2 min read

Kosovare Buzuku Prishtinë, 8 dhjetor 2014 – Kampionja e shumëfisht e Suedisë, Kosovare Buzuku, ka vendosur që sërish ti vesh dorezat e boksit. Buzuku në tre vitet e fundit është përballur me shumë lëndime, dhe për një kohë ka qenë larg ringut. Tani ka kuruar lëndimet dhe i ka dhënë vetvetës një kohë më të gjatë për tu rikthyer sërish në ring, duke pretenduar që sërish të jetë në maje të boksit të Suedisë, por edhe atij evropian dhe botëror.

“E dij që do ta kem vështirë, sepse pauza e gjatë e bën të vetën. Por, unë do të punoj dhe gradualisht do të rikthehem aty ku synoj” tha Buzuku.

26-vjeçarja i njeh rrethanat e boksit botëror dhe e sheh të vështirë të kualifikohet në Lojrat Olimpike. “E dij, se do ta kem të vështirë, sepse boksierët e shteteve tjera ka dy vite që janë në kampingje të ndrsyhme, turne të ndryshme, stërvitje speciale për olimpijad. Prandaj, janë shumë para meje” thekson Buzuku për Kosova Boxing.

Pamëvarsisht se a do të jetë në olimpijadën e Brazilit, Buzuku nuk mendon të kaloj në boksin profesionist.

“Nuk e kam ndërmend të kaloj në boksin profesionist, jo një herë. Kam pasur oferta dhe kam, por i kam refuzuar. Dua të koncetrohem boksit olimpik, aty ku unë e gjejë vetën dhe ku ndihem mirë. Gradualisht me punë, stërvitje do të arrijë të pretendoj për medalje evropiane, dhe pse jo botërore” thotë Buzuku.

Buzuku është duke qëndruar në Kosovë, ndërsa shumë shpejt do ti rikthehet fazës së stërvitjes e cila pret rikthimin e tij në muajin janar. Ajo do të paraqitet në një turne në Suedi me 31 janar në Norrländska Mästerskapen.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.