Pre. Gus 7th, 2020

Kosovaboxing.org angazhon dy analist të boksit botërorë

2 min read

Edhe pse e formuar në fund të vitit 2009 redaksia jonë ka për qëllim ngritjen edhe më të madhe të këtij web-site. Kosovaboxing.org angazhon dy analist botërorë të cilët shkruajnë në faqe botërore. Ata janë Cesar Pancorvo nga Argjentina me vendbanim në Peru dhe Koray Sarkaya nga Turqia. Këta dytë janë vetem për fillim sepse në të ardhmen do të kemi edhe më shumë analist në faqen tonë,  shumë shpejt do të kemi një emër të njohur nga Shqipëria. Siç e dini për lajmet për boksin në Maqedoni përkujdeset Avdyl Salihu.

Kush janë Cesar Pancorvo dhe Koray Sarkaya ?

Cesar Pacorvo është një njohës i madh e boksit bashkohorë. Ai shkrruan në  përditshmën më të madhe në Amerikën Jugore – Boxeo Mundial, www.boxeomundial.com që është agjencion i boksit. Në këtë redaksi/agjencion shkrruajnë edhe emra të mëdhenjë të boksit, si ish-kampioni botërorë Roberto Duran. Duhet cekur se Cesar shkrruan edhe në www.fanaticos.com, www.lation.aol.com që janë faqe të mëdha të boksit në Amerikën Veriore dhe Jugore. Cesar Pancorvo është student i komunikimit dhe gazetarisë. Ai prezenton një emission të boksit në TV Latino boxing. Cesar do të jetë korrospodent  për Amerikën Veriore dhe Jugore. Ai do të na sjell lajme dhe analiza nga këto dy kontinente.

Koray Sarkaya është nga Turqia, është nga qyteti Denizli. Ai shkrruan për web-siten më të madh në Turqi për boks, www.sanalboks.com . Ai poashtu bashkëpunon me TV e njohur turk të boksit, FOX TV. E kemi pas të arsyeshme ta angazhojmë këtë analist të boksit pasi që ka njohuri të madhe për boks. Boksi në Turqi gëzon popullaritet të madh. Koray Sarkaya do të na sjell ndodhit më të mëdha për klubin Arena Box Promotion të cilën ai ka bashkëpunim të mirë. Koray ka kryer fakultetin e Kimisë. Ai është profesor mësimdhënës në kolegjin Duzce në Denezli.

www.KosovaBoxing.org
27 Shkurt 2010

2 thoughts on “Kosovaboxing.org angazhon dy analist të boksit botërorë

  1. me pelqen puna e juaj dhe me te vertet po e tregoni veten, dhe punen qe po e beni,eshte shume pune e mire dhe besoj e mbare qe te bashkpunoni me analist jasht vendit dhe njerez ne pergjithesi qe e njohin boksin,kjo eshte ne te miren tuaj e po edhe me shume ne te mire te sportit kosovare e posaqerisht per boksin kosovare qe te njihemi edhe me shume me boksin ne pergjithesi.
    Nuk di se qka te ju them vetem se te ju uroj per punen qe po e beni e vetem perpara e sukseset do te shifen ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.