RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Kosova shkëlqen në kampionatin botëror në Selanik të Greqisë

1 min read

Reprezentacioni i Kosovës ka shkëlqyer në kampionatin botëror në Selanik të Greqisë duke fituar 13 medalje, 1 të artë, 3 të argjendtë, dhe 9 të bronzta. Kosova dëshmoi sërish se ka potencial të madh në kikboks. Ai që më së shumti u shqua ishte kikboksieri më i mirë i Kosovës për vitin 2011, Ilir Menxhiqi, i cili fitoi dy medalje, një të artë në -60 kg në diciplinën taiboks dhe të bronzt në diciplinën K-1. Elvis Gashi fitoi dy të argjendta në diciplinat kikboks dhe taiboks. Kadri Murseli fitoi një të argjendtë dhe një të bronztë. Korab Shahini fitoi dy të bronzta, sikurse Myrvete Uka dhe Yll Maliqi, deri sa i fundit që fitoi medalje ishte Migjen Shala që fitoi medaljen e bronztë.

Selektori Lutfi Menxhiqi ishte mjaft i kënaur me arritjet e kikboksierëve: “Jam i kënaqur ku me të gjithë pjesëmarrësit tanë fituam medalje. Shpresojmë të vazhdojmë me suksese tjera, ku tani reprezentuesit tanë do të kanë edhe më shumë moral” tha Menxhiqi për Kosovaboxing.org.

I pranishëm në kampionatin botëror ishte edhe kryetari i Federatës së kiboksit të Kosovës Fatmir Makolli.

Artan Vërbica
10 Korrik 2012

2 thoughts on “Kosova shkëlqen në kampionatin botëror në Selanik të Greqisë

  1. o urime per fitore se na shqiptart jemi veq per sporte vetanake jemi shum te suksesshem bravo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.