RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Kosova në ndeshje miqësore kundër Zvicrës

1 min read

Prishtinë, 30 Shtator 2011 – Kosova do të udhëtoj sot në një ndeshje miqësore në Gebenstorf në Zvicër. Në këtë turne ishte paraparë të mirrte pjesë Klubi i Boksit Prishtina, por 7 boksier nga ky klub iu refezuan vizat nga ambasada e Zvicrës pa ndonjë arsye. Nga Kosova do të marr pjesë Liridon Zeqiri 60 kg dhe Ismet Dobratiqi 81 kg. Kosova për shkak të problemeve me viza do të përforcohet me tre boksier nga Shqipëria, gjegjësisht ekipi i Tiranës, ata do të janë, Esild Kalemi 57 kg, Sergjo Sina 69 kg dhe Alban Bermeta 75 kg. Ndërsa për emrat nga Zvicra do t`ju japim më hollësisht sonte kur do ti marrim edhe emrat zyrtar nga shteti mik i Zvicrës, por aty do jenë disa yje të mëdhenjë nga Zvicra si Egzon Maliqaj, Kreshnik Nikqi, etj. Në këtë mbrëmje do të ketë edhe boks profesionist ku boksieri ynë Arnold Gjergjaj do të zhvillon meçin e 13-të profesionist. Gjergjaj deri më tani është i pamposhtur.

Kosova Boxing i fton që sa më shumë adhurues të janë të pranishëm në këtë mbrëmje. Kosova dhe Zvicra do të sjellin emocione në këtë përballje, prandaj mos e lëshoni. Mbrëmja e boksit do të filloj të shtunden nga ora 17:00 në Gebenstorf.

Artan Vërbica
30 Shtator 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.