RTK

RTKLive
25 Qershor, 2022

KOSOVA mposht edhe DEBRECEN-in

2 min read

Pallati e Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 19 Shtator 2010 – Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar edhe fitoren e dytë mbrenda dy ditëve në kuadër të euroligës “BoxingOne Championship“. Kosova dje mposhti Vasasin nga Budapesti me 9-5, ndërsa sonte shënoi fitore ndaj Debrecenit me 8-6.  Sikurse dje edhe sot Kosova nuk ndryshoi asgjë në përbërje dhe u paraqit me përbërje të njejtë. Kreshnik Kokollari ishte boksieri i parë që boksoi kundër Kalucza Norbert në peshën 57 kg, ku hungarezi ishte më i mirë dhe mposhti boksierin tonë nga Prizreni me vendim unanim. Dueli i dytë u zhvillua në kategorinë 60 kg ndërmjet Liridon Zeqirit dhe Torok Janos ku dueli u përmbyll me barazim. Dueli i tretë ishte mjaft interesant ku talenti Burim Hasani edhe pse shfaqi luftë të bukur, fitorja iu mohua nga gjyqëtarët që i dhanë fitoren hungarezit Gorbias Gabor. Në këto tre luftat e para rezultati ishte 5 me 1 në favor të hungarezëve ndërsa ishte mëdyshje se Debreceni do të ngadhënjejë por në skenë dolën përforcimet nga Shqipëria, ku Kosova ia arriti të del fituese. Ishte Asmer Bilalli, kampioni i Shqipërisë në peshën 69 kg i cili fitoi ndaj Totn Jozsef me vendim unanim. Më pastaj doli Alban Bërmeta i cili në dy vitet e fundit është bërë i pëlqyer dhe i njohur nga publiku i Kosovës ku mposhti bindshëm Nagy Sandor me vendim unanim. Ky njëherit ishte edhe dueli më i bukur i mbrëmjes. Aleksandër Ramo ishte i pamëshirshëm ndaj Nagy Peter i cili u gjet disa herë në rrezik nga boksieri vlonjat, por fati e shpëtoi disa herë. Lufta e fundit ishte mes Kristian Demaj dhe Deel Szabolcs ku dueli u mbyll me barazim. Demaj ishte më i mire dhe u fishkëllua nga adhuruesit e pranishëm, pasi gjyqtarët i dhanë barazim, por ishte vendim i gjyqëtarëve dhe vendimi ishte i pakthyeshëm, mirëpo sikurse në luftën e parë që boksoi me kampionin e Hungarisë, Joseph Darmas edhe me kundërshtarin e sontëm, Demaj tregoi boks të fortë. Me këto dy fitore Kosova shton gjasat për kualifikim të metejshëm dhe duelet tjera do të jenë përcaktuese për përfaqësuesën tonë.

Rezultatet :
57 kg – Kreshnik Kokollari vs. Kalucza Norbert – 0-2
60 kg – Liridon Zeqiri vs. Torok Janos – 1-1
64 kg – Burim Hasani vs. Gorbics Gabor – 0-2
69 kg – Asmer Bilalli vs. Totn Jozsef – 2-0
75 kg – Alban Bërmeta vs. Nagy Sandor – 2-0
81 kg – Aleksandër Ramo vs. Nagy Peter – 2-0
91 kg – Kristian Demaj vs. Deel Szabolcs – 1-1

Artan Vërbica
19 Shtator 2010

2 thoughts on “KOSOVA mposht edhe DEBRECEN-in

  1. Mos se hor jena ba.. krejt me hile kena fitue.. me pas qen ky turnir ne Hungari.. si perfaqesuesja e shqiperis si e Kosoves me zero kishim humb.. kjo vlen per ata qe e njohin Box-in… edhe marri prej dy perfaqesueseve mezi e kemi ba një… edhe shum rezultat i dobet… Marri Federates.. marri perzgjedhësave.. nuk deshiroj qe ti bajm qef vetes… por shum larg jemi.. dikur kemi qen numer një su prishtina (KOSOVË).. kur i ndjeri Lah Nimani dhe Sefedin Braha i printe boxerave.. tani kan hy ata qe as nuk din se qka eshte box-i…. MARRI, MARRI.MARRI.. !!!

  2. Ti Liriim mos fol palidhje edhe mos i kritiko boxerat e perzgjedhesat e Kosoves …e kemi meritu me gjiith merit. Kemi fitu kunder Hungarezve sdi sa po kupton dal ngadal do te mrrijm edhe ne sikur perpara vetem se duhet pune …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.