RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Kosova fiton 14 medalje në kampionatin botëror në kikboks

1 min read

Kosova Kick-BoxKick-boksierët e Kombëtares së Kosovës bënë mrekulli në Kampionatin Botëror të kick-box-it dhe tay-box-it që u zhvillua në Kretë të Greqisë. Garuesit tanë fituan 14 medalje: pesë të arta, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta. Medaljet i fituan – në tay-box: Ridvan Vllasaliu (-70 kg) i artë; pastaj Dardan Menxhiqi (-65) i artë në tay-box dhe i bronztë në kick-box; Kadri Murseli (-80 kg) i artë në tay-box dhe i bronztë në kick-box; Korab Sinani (-70 kg) i artë në kick-box; Shpejtim Ahmetaj (-75 kg) i artë në kick-box); Migjen Shala (-75 kg) i argjendtë në tay-box dhe i bronztë në kick-box; Enver Konushevci i bronztë në tay-box dhe kick-box; Flakëron Gashi (-80 kg) i argjendtë në kick-box dhe i bronztë në tay-box dhe Lum Kelmendi i argjendtë në tay-box.

Ridavan Vllasaliu është i gëzuar që ka fituar medaljen e artë në disiplinën tay-box dhe premton suksese të reja në të ardhmen. “Ky është një sukses i madh për mua. Shpresoj që edhe në turnet dhe kampionatet e radhës ti sjell vendit tim akoma medalje” theksoi Vllasaliu për Kosova Boxing.

Krahas Vllasaliut, Kosova Boxing vlereson Kadri Murseli kick-boxierin që më së shumti premton në të ardhmen, i cili me atë që ka treguar në dy vitet e fundit, shumë shpejt do të jetë në majën e kick-boxit botëror.

Kosovaboxing.org
30 tetor 2013

1 thought on “Kosova fiton 14 medalje në kampionatin botëror në kikboks

  1. E çuditshme 14 medalje?!! sa pesha jane gjithsej ne kick boks, sepse ne boks jan 10. megjithate urime te perzemerta dhe suksese ketyre djemve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.