RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Kolaj vazhdon me fitore

1 min read

Orial Kolaj njeh vetëm fitoret. Viktima e radhës e tij ishte letonezi Jevgenis Andrejeve

orial kolaj  1Për Orial Kolaj nuk ka pushim vjetor, i cili po radhitë fitoret duke qenë vazhdimisht aktivë. Edhe pse kishte dëshirë të vije në vendlindje për ca ditë, atij nuk i lejuan menaxherët duke i aranzhuar një meç me 6 korrik në Romë kundër letonezit Jevgenis Andrejeve. Kolaj nuk anashkaloi këtë kundërshtar, mbledhi forcën dhe i doli para duke e shkatëruar mbrenda katër raundeve.

“Kam pasur në planë të qëndroj në Shqipëri që nga zgjedhjet e deri më tani. Por menaxheri më lajmëroi se unë duhesha të boksoj me 6 korrik, dhe iu përvisha punës dhe shënova tjetër fitore” theksoi Kolaj për Kosova Boxing. 

Kolaj ka pasur menaxhim jo të mirë në fillim të karrierës duke pasur bilancin në 10 meçet e para, një fitore – një humbje. Por me menaxhimin e ri ai ka shënuar tetë fitore të një pas njëshme duke fituar titullin e vlefshëm të bashkimit evropian EU të familjes së EBU-së dhe duke e mbrojtur një herë. Ai tani renditet i pari në ranglistën evropiane ku deri në fund të vitit shpreson të sfidon titullin e kampionit evropian të versionit më të çmuar në evropë – EBU.

Përgatiti:
Artan Vërbica
9 Korrik 2013

1 thought on “Kolaj vazhdon me fitore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.