RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kolaj fiton titullin e Bashkimit Evropian

2 min read

Palestra Palzzetto Della Sport, Romë, 16 shkurt 2018 – Orial Kolaj (19-5, 12 KO) ka shënuar fitore madhështore mbrëmë duke mposhtur spanjollin Mustafa Chadlioui (11-3-2, 7 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore Kolaj fitoi titullin e Bashkimit Evropian, “EBU-EU” që ishte vakant. Kolaj këtë titull e fiton për herë të dytë.

Të tre gjyqëtarët fitoren e vlerësuan për boksierin tonë, 116-112, 116-112 dhe 115-114.

Dueli u karakterizua të një niveli shumë të madh ku publiku panë një luftë të paparë. Meçi i përngjau filmit Rocky, ku pas meçit dy boksierët u dërguan në spital dhe aty u ndalën për trajtim mjekësore, sepse të dy boksierët pësuan dëmtime të mëdha. Aq shumë i plasuan njëri-tjetrit goditje gjë që pak herë shihet në ringjet botërore. Është mëkat i madh që ndonjë nga televizionet shqiptare nuk e emituan këtë ngjarje.

Kolaj e fiton për herë të dytë këtë titull të familjes së EBU-së. Me këtë fitore Kolaj pritet të emërohet edhe kandidati kryesor për titullin e kampionit evropian.

Vlera e titullit EBU-EU që e fitoi Kolaj është ndër më të mëdha në Evropë, pas atij kryesorit të EBU-së. Titujt tjerë që disa boksier që po i reklamojnë disa boksier tanë sikur se janë kampion evropian, duhet të informojmë opinionin se ato janë vetëm nën tituj të disa versioneve që nuk kanë peshë të madhe.

www.kosovaboxing.org
17 shkurt 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.