RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

“Knock-Out” edhe për gjermanin Ikej nga Gjergjaj

2 min read

Basel, Zvicër, 17 Dhjetor 2011 – Boksieri ynë perspektiv nga Gjakova me rezidencë në Zvicër, Arnold Gjergjaj ka shënuar edhe një triumf në ringun profesionist. Gjergjaj 15-0 (9 KO) përball kishte nigerianin me nënshtetësi gjermane Prince Anthony Ikeji 12-4-1 (9 KO) të cilin e mposhti me KO në raund të 2-të. Kundërshtari i Gjergjaj, ishte një boksier me shumë përvojë dhe shquhej me goditje të forta, por përball boksierit tonë ai nuk arriti të jap ndonjë goditje, sepse ishte Gjergjaj ai i cili shpartalloi dhe që goditë më fortë se çdo boksier tjetër, andaj kjo u tregua në raundin e 2-të kur Gjergjaj e përmbylli këtë shfaqje me KO klasike, duke kënaqur të pranishmit.

“Kam qenë mjaft mirë i përgaditur për këtë duel. E kam ditur se kundërshtari godet fortë, por unë godas më fortë se ai” theksoi Gjergjaj i lumtur pas fitores.

Nuk ka si të përfundoj një vit më mirë për boksierin tonë ku Gjergjaj shënoi shtatë fitore radhazi duke ngritur bilancin e tij, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjërë. Ai deri më tani ka zhvilluar meçe deri në 8-të raunde, por në vitin 2012 Gjergjaj do të zhvilloj disa duele në 10-të raunde, për të boksuar më pastaj për ndonjë titull.

“Pres akoma të përparoj, të kam edhe disa ndeshje, ndërsa qysh tash kam filluar të mendoj për tituj, ku jam i uritur dhe i bindun që mund do të arrijë mjaft” theksoi Gjergjaj për Kosovaboxing.org nëpërmjet lidhjes telefonike.

Padyshim që suksesi i Gjergjaj e gëzon çdo adhurues shqiptar. Gjergjaj është shpresa më e madhe e boksit shqiptar, ku suksesi i tij nuk do të mungojë në të ardhmen. Kosova Boxing për këtë vit e vlerëson ndër 5-së boksierët më të mirë shqiptar të vitit 2011. Ai shumë shpejt do të kap majën e boksierëve më të mirë në botë.

I pranishëm në Basel ishte edhe kampioni ynë evropian në versionin WBO,  Nuri Seferi dhe Erzen Rrustemi, një boksier tjetër shqiptar i cili shumë shpejt do të debuton në boksin profesionist. Gjergjaj dhe vëllezërit Seferi janë miq të mëdhenjë, dhe në çdo rast ndihmojnë njëri-tjetrin.

Foto : Kosovaboxing.org

Artan Vërbica
18 Dhjetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.