Klubi i boksit Prizreni me kryesi të re
2 min readAnëtar, boksier, trajner dhe të tjerë të klubit të boksit Prizreni në shenjë paknaqësie me kryesin e vjetër ka vendosur të bëjë reforma duke shkarkuar kryetarin e deritashëm Sylë Morinën dhe sekretarin Bajram Bashën dhe gjithë kryesinë tjetër. Kuvendi i ri i klubit të boksit “Prizreni” në Prizren nën udhëheqjen e komisionit prej tre anëtarëve në mbledhjen e mbajtur në përputhje të plotë me ligjin mbi sportin dhe urdhëresen administrative 01/2005 në prani të përfaqësuesit të Departamentit Komunal Sportiv në Prizren, z. Lulzim Ibri si dhe me procesmbajtës z. Asman Hoxha, pasi sqyrtoi dhe analizoi gjendjen e klubit mori këtë vendim.
Por, kryesia e vjetër ende nuk e ka dorëzuar klubin ashtu siç duhet, dokumentacionin, llogarinë bankare dhe licencën. Kryetari i ri Erik Ymeri (Shaban Shala) thekson: “Nëse në ditët në vijim nuk dorëzohen llogaria e bankës dhe licenca atëhere do të ankohemi në instanca shtetërore, në Ministrinë e Shërbimeve Publike me vendim dhe do marrim masa të cilat me procedura të rregullta, do ti ndërrojmë” tha Ymeri.
Për zgjedhjen e Kryesisë se re të Klubit të boksit Prizreni u zgjedhën këta persona:
Erik Ymeri (Shaban Shala) – Kryetar
Granit Paqarizi – Nënkryetar
Beqir Berisha – Sekretar
Burim Shala – Arkatar
Labinot Malsori – Anëtar i Kryesisë
Asman Hoxha – Anëtar i Kryesisë
Hamëz Bytyqi – Anëtar i Kryesisë
Votim Zllapuzhani – Trajner
Behadin Etek – Trajner
Avdi Kahramani – Trajner
Kryesia e Klubit të boksit Prizreni
Përditësuar së fundmi nga artanverbica më Shtator 29, 2014 në 6:24 pm |