RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Klubi i boksit Besa organizon turne madhështor në Pejë me 19 tetor

2 min read

Shpetim ShalaKlubi më i organizuar në dy vitet në Kosovë, Klubi i boksit Besa nga Peja do të organizojë javën e ardhshme me 19 tetor, turne në boks “Tetori i Hapur” ku do të paraqiten boksierët më të mirë të këtij klubi.  Do të zhvillohen gjithësejt dhjetë meçe amatore duke e mbyllur me ajkën e mbrëmjes ku do të boksoj Shpetim Shala kundër rumunit Vasile Dragomir.

Meçin e Shalës e kemi paralajmëruar javë më parë në një lajm ekskluziv.

Klubi Boksit Besa është ndër klubet më të reja në Kosovë. Ky klub ka vetëm tre vite që është formuar dhe me një punë të palodhshme po ndërton të ardhmen e boksit pejan por edhe kosovar. Vetëm në dy vitet e fundit KB. Besa ka organizuar gjashtë turne, tre në vitin e kaluar dhe tre këtë vit. Meritat më të mëdha i atribohen presidentit të klubit, Ragip Bytyqi i cili jo vetëm boksit në Pejë, por  gjithë boksit të Kosovës i ka dhënë frymë të re. Në klub është angazhuar dhe trajneri i mirënjohur Fuad Muhaxheri i cili edhe me një moshe të vjetër, ai po stërvitë djelmoshat e rinjë duke mos iu nda asnjë ditë. Dhe të tjerët janë meritor të cilët po punojnë me përkushtim duke ngritur nivelin e boksit në qytetin që ka traditë në boks. Ngjarja do të mbahet në palestrën Karragaçi në Pejë me 19 tetor nga ora 18:00. Hyrja do të jetë falas.

Artan Vërbica
11 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.