Vitali Klitschko ka mbrojtur titullin e kampionit botërorë të versionit WBC kundër Kevin Johnson. Për kampionin e dyfishtë botërorë kjo ishte mbrojtja e tretë e titullit botërorë. Ai gjatë këtij viti zhvilloi tre lufta me Juan Carlos Gomes, Chris Arreola dhe Kevin Johnson dhe ky është një sukses i madh për 38-vjeqarin Klitschko.

Klitschko i madh doli fitues pas 12-raundeve ku fitoi me plot merritë. Lufta u përshkrua me vetëm një sulmues, e ai ishte Klitschko sepse Johnson gjatë gjithë kohës mbrohej. Johnson kishte ardhur në Zvicër me shumë aspirata për t`ja rrëmbyre titulin ukrainasit por kjo punë i doli më e vështirë se që e kishte menduar.

Poashtu në parameç Klitschko vs Johnson u zhvillua edhe një duel në kategorinë e rënd mes rusit, Alexander Ustinov 19-0 (15 KO) dhe veteranit amerikan Monte Barrett 34-9-0 (20 KO). Lufta ishte e vlefshme për titllin EBA – European Boxing Assosiation. Fitues doli boksieri rus me vendim unanim pas 12-raundeve.