RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Klitschko rikthehet me 10 dhjetor, kundër Anthony Joshuas apo Lucas Browne

2 min read

wladimir klitschkoWladimir Klitschko ka pritur me muaj të tërë që ti revanshohet britanikut Tyson Fury, por që tani nuk dëshironë të vajtojë shumë humbjen e kohës. Ai dëshiron që sa më parë të rikthehet te maja e boksit botëror. 40-vjeçari tani ka vendosur ditën e rikthimit, 10 dhjetorin, por akoma është duke pritur lajmin nga versioni botëror WBA që të boksoj kundër Anthony Joshuas në Londër, apo të boksoj me Lucas Browne në Hamburg të Gjermanisë. E gjithë kjo do të varret nga versioni WBA ku Klitschko pretendon të fitoj titullin e botës në WBA, kjo ka rëndësi për te.

Dy titujt WBA dhe WBO janë lanë vakant nga Tyson Fury i cili doli pozitiv në kokainë. Dhe tani këto dy versione do të japin mundësinë më të ranguarve që ta sfidojnë. WBO në konventën e zhvilluar pak ditë më parë në Puerto-Rico ka vendosur që katër të parët të dyluftojnë për brezin e më të mirëve, ndërsa që Klitschko menjëherë e ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj katërshe.

“Për ne është me e rëndësishme ti kthejmë titujt botëror e në këtë rast po presim përgjigje nga WBA se a do ta lejojnë Anthony Joshua të boksoj për brezin WBA. Nëse po, boksojmë në Londër, nëse jo e kemi opcionin e dytë në Hamburg” theksoi menaxheri i Klitschkos, Bernd Boente.

Oferta joshëse prej 15 milion euro Klitschkon do ta shtyej të boksoj me Joshuan, kampionin botëror në versionin IBF. Por, gjithçka do të mësohet në ditët në vijim.

Artan Vërbica
20 tetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.