RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Klitschko mposht Pianetan me ndërprerje në raund të 6-të

1 min read

klitschko vs. pianetaManhaim, Gjermani, 4 Maj 2013 – Wladimir Klitschko ka ndalur italianin Francesco Pianeta në raund të 6-të. Klitschko gjatë gjithë duelit kishte meçin nën kontroll, deri sa Pianeta ishte i parëzikshëm për kampionin.

Ukrainasi asnjëherë nuk ka qenë në rrezik nga Pianeta, kurse ai ka dominuar gjatë gjithë duelit deri sa me një kombinim të majtë dhe të djathtë ka përmbyllur këtë duel.

“Francesco është munduar. Ai ka zemer dhe është një shembull i mirë për boksin. Besoj ai ka mësuar shumë nga kjo përballje, dhe ai ka të ardhme në boks” deklaroi Klitschko.

“Jam shumë i dëshpruar. Smund të them asgjë, nuk ishte dita ime. Ai është kampion i botës, është dashur të bëjë më shumë” theksoi Pianeta.

Me këtë fitore Klitschko ka rritur rekordin e tij në 60-3 (51 KO), ndërsa Pianeta pësoi humbjen e parë, dhe tani ka bilanc prej 28-1-1 (15 KO).

Kosovaboxing.org
5 Maj 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.