RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Klitschko kundër Wach – Dueli i gjignatëve me 10 Nëntor

2 min read

Wladimir Klitschko do të boksoj për herë të parë kundër një kundërshtari më të gjatë se vetë, dhe që ka duar më të gjata. Se si do të dal ky meç do të shohim me 10 Nëntor në Hamburg të Gjermanisë ku do të boksoj kundër polakut Mariusz Wach.
Klitschko mbrojtjen e fundit të titullit e arriti me 7 Korrik kur mbrojti titullin ndaj Tony Thompson me nakaut në raund të 6-të. Klitschko ka gjithsejt 61 duele profesioniste, 58 fitore (51 KO), 3 humbje.  Por, ai tashmë do të ketë një sfidë tjetër atë kundër polakur Wach i cili ka 202 cm, gjërsin e trupit 208 cm dhe që ka rekord prej 27-0 (15 KO), por Klitschko është 4 cm më i vogël. Ky duel do të jetë mjaft interesant mendojnë ekspertët e boksit sepse siç duket do të ketë një sfidues solidë dhe atraktivë për publikun, ku janë mësuar të shohin gjithmonë Klitschkon duke boksuar me boksier më të vegjël se vetë.  Wach rangohet i 4-ti në WBC, dhe i 15-ti në WBO, por nga analiza që kemi bërë ai ka fuqi të mjaftueshme dhe goditje shumë të fuqishme, por shumë i ngadalshëm për të ndalë Klitschkon. Karrierën e tij e ka zhvilluar në Poloni, Gjermani por së fundi ai është tranferuar në New Jersey në SHBA ku po zhvillon karrierën e tij. Trainer i Wach është ish-kampioni botëror Michael Moorer. Stili i tij i përngjanë Robert Helenius, por mendojmë se dueli Klitaschko dhe Wach do të jetë i mirë se ardhur dhe freski për kategorinë e rënd.

Kosovaboxing.org
28 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.