RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Klitschko dhe Fury caktohet me 24 tetor

1 min read

Klitschko vs. FuryWladimir Klitschko, 64-3-0 (53 KO) do të mbroj titullin e kampionit të botës ndaj britanikut të pamposhtur Tyson Fury 24-0 (18 KO). Dueli i gjigantëve do të zhvillohet me 24 tetor në Esprit Arena në Dusseldorf të Gjermanisë, dhe do të jetë e vlefshme për brezat WBA, IBF, WBO dhe Ring Magazine.

Klitschko është njëri ndër figurat më emblematike e boksit të sotit. Ai është në krye të kategorisë së rënd që nga viti 2004, plot 11-vite. Klitschko, që nga humbja nga Brewster me 2004 ka arritur të shënoj 22 fitore rresht duke treguar superiotetin dhe dominimin e tij në kategorinë e rënd.
Arena Esprit ka kapacitet prej 54.600 ulseve dhe pritet që të mbushte plotësisht. 39 vjeçari, Klitschko mendon që pas këtij meçi të zhvillon edhe dy meçe gjatë karrierës për tu penzionuar vitin e ardhshëm. Duelin përfundimtar do ta zhvilloj kundër amerikanit Deontey Wilder vitin e ardhshëm në Berlin të Gjermanisë.

Kosova Boxing
14 korrik 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.