RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Klitschko dhe Charr dëshpruan gjithë botën e boksit

2 min read

Moskë, Rusi, 8 Shtator 2012 – Ashtu siç ishte parashikuar dhe aspak interesant sonte ndodhi kur Klitschko i plakur dhe Charr që nuk e dine ABC-n e boksit nuk i dhuruan spektaorit rusë dhe atij botëror asgjë në këtë mbrëmje. Kjo tregoi edhe me praninë e vogël të shikuesve në Moskë ku ishin shumë pak të interesuar të shiqojnë këtë duel. Meçi ishte mjaft qesharak ku Vitali i ngjante një traktori të vjetër para bllokimit, deri sa Charr një veturë testuese e dështuar.

Raundi i pare filloi me monotoni të madhe ku nuk u tregua asgjë nga asnjëri deri sa raundi i dytë ishte e njejtë ndonëse Charr puthi dyshemen në këtë raund, por u ngritë dhe vazhdoi meçin. Raundi i tretë sërish një skenar monoton i raundit të parë. Deri te dueli erdhi në fund të raundit të katërt ku Klitschko me një kroshe të shkurtë të majtë i plasi arkadën mbi syrin e majtë Charr-it ku filloi gjakosja e madhe e tij, deri sa gjyqëtari në ring Guido Cavaleri i kërkoi ndihmë mjekut kujdestar ku vendosi përfundimin e këtij meçi. Kjo shkaktoi paknaqësi te Charr i cili asesi nuk u pajtua me vendimin duke treguar jo kulturë të sportistit duke shtyer trajnerët dhe stafin e tij. Kjo si duket e gëzoi atë e cila përfundoi në atë mënyrë dhe si duket aktrojë mjaft duke shpëtuar nga më e keqja.

Nga ajo që u pa sonte, Klitschko duhet ti varrë dorëzat dhe të mos boksoj më, deri sa Charr duhet të jetë i kënaqur që ka arkëtuar 350 000 euro për 12 minuta, një shumë maksimale për te. Por, kjo paraqitje e Klitschkos nuk do të ndihmojë atë për kanditaturën për president sepse shfaqi meç të mërzitshëm.

Artan Vërbica
8 Shtator 2012

1 thought on “Klitschko dhe Charr dëshpruan gjithë botën e boksit

  1. TEPER meq i dobet, pajtohem plotesisht me ju, vitali klitschko po shkon drejt renies e mundi charr sepse ky boksier ish shume i dobet teknikisht, ne qoftese vitali klitschko kerkon qe ti dal perballe edhe david haye, mjeri vitali klitschko ma mir ish kon per kete le mos ti del ne ring, se ne meqin e fundit haye e ka shkaterru chisoran me tko ne rundin e 5, a vitali klitschko ska mundur me rrezu ne dysheme chisoran, po deshira ime kish me qen qe vitali klitschko me i dal perballe david hayes,edhe me pesu 1 debakel me ko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.